Categories: Uncategorized

Çfarë ndikimi do të kishte pezullimi nga Egjipti i traktatit 40 vjeçar të paqes me Izraelin?

Ishte një shtrëngim duarsh i ngrohtë mes dy burrash shteti, i kryer në praninë e presidentit amerikan Jimmy Carter. Kjo ndodhi në “Camp David” në shtetin e Merilendit, ndërsa presidenti egjiptian Anwar Sadat dhe kryeministri izraelit Menachem Begin arritën një marrëveshje historike që ka siguruar paqen për mbi 40 vjet midis Izraelit dhe Egjiptit. Ai ka shërbyer si një burim i rëndësishëm stabiliteti në një rajon të paqëndrueshëm.

Kjo paqe është ruajtur gjatë dy kryengritjeve palestineze dhe një sërë luftërash midis Izraelit dhe Hamasit. Tani, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar të dërgojë trupat izraelite në Rafah, një qytet në Gazë në kufi me Egjiptin, qeveria egjiptiane po kërcënon ta pezullojë marrëveshjen.

Të lidhura

None found

Në vijim një vështrim historisë së traktatit dhe çfarë mund të ndodhë nëse ai pezullohet.

SI LINDI TRAKTATI?

Ishte viti 1977 dhe zoti Begin, kryeministri i ri i Izraelit, kundërshtoi kthimin e ndonjë prej territoreve që Izraeli kishte pushtuar një dekadë më parë në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Pjesë e tyre ishte Gadishulli Sinai i Egjiptit.

Egjipti dhe Izraeli kishin zhvilluar katër luftëra të mëdha, më e fundit në vitin 1973. Vendimi i Presidentit Sadat që të zgjedhë një rrugë të ndryshme nga udhëheqësit e tjerë arabë, duke filluar bisedimet me Izraelin, e befasoi botën.

Bisedimet kulmuan me Marrëveshjen e arritur në ‘Camp David’ në shtator të vitit 1978 dhe një traktat paqeje një vit më pas.

Sipas traktatit të paqes, Izraeli pranoi të tërhiqej nga Sinai, të cilin Egjipti do ta mbante të çmilitarizuar. Anijeve izraelite iu lejua kalimi përmes Kanalit të Suezit, një rrugë kryesore tregtare. Vendet vendosën marrëdhënie të plota diplomatike duke shënuar marrëveshjen e parë të paqes të Izraelit me një vend arab.

“Marrëveshjet e ‘Camp David’ u drejtuan nga tre burra të guximshëm, të cilët morën një qëndrim të guximshëm, sepse i dinin efektet e qëndrueshme për paqen dhe sigurinë, si atëherë ashtu edhe për të ardhmen. Ne kemi nevojë për këtë lloj udhëheqjeje sot dhe aktualisht kjo mungon në qeverinë izraelite”, tha Paige Alexander, shefe ekzekutive e Qendrës ‘Carter’.

CILA ËSHTË POZICIONI I TANISHËM I EGJIPTIT?

Dy zyrtarë egjiptianë dhe një diplomat perëndimor i thanë agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ të dielën se Egjipti mund të pezullojë traktatin e paqes nëse trupat izraelite pushtojnë qytetin Rafah.

Kryeministri izraelit Netanyahu thotë se Rafah është bastioni i fundit i mbetur i Hamasit pas më shumë se katër muajsh lufte dhe se dërgimi i trupave tokësore është thelbësor për të mposhtur grupin.

Egjipti kundërshton çdo lëvizje që mund të nxisë palestinezët e dëshpëruar të ikin përtej kufirit, në territorin e tij. Rafah shërben gjithashtu si pika kryesore hyrëse e territorit të rrethuar për ndihmat humanitare dhe një sulm izraelit mund të shkatërrojë dërgesat kryesore të ndihmave.

Popullsia e Rafahut është rritur nga 280,000 njerëz në rreth 1.4 milionë, ndërsa palestinezët ikin nga luftimet që zhvillohen diku tjetër në Gazë. Qindra mijëra nga ata të evakuuar po jetojnë në kampe refugjatësh të ndërtuar me tenda.

Zoti Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë të përgatisë një plan për evakuimin e të gjithë civilëve palestinezë përpara fillimit të ofensivës. Por është e paqartë se ku do të shkojnë ata.

Ai tha të dielën se ata do të jenë në gjendje të kthehen në hapësira të hapura më në veri. Por këto zona janë dëmtuar rëndë nga ofensiva izraelite.

ÇFARË NDODH NËSE TRAKTATI PEZULLOHET?

Traktati kufizon ndjeshëm numrin e trupave në të dy anët e kufirit. Kjo e ka lejuar Izraelin të përqendrojë ushtrinë në kërcënime të tjera.

Krahas luftës në Gazë, Izraeli është përfshirë në përplasje thuajse të përditshme me grupin militant Hezbollah në Liban, ndërsa forcat e tij të sigurisë kanë shtuar praninë në Bregun Perëndimor.

Nëse Egjipti do ta pezullonte marrëveshjen, kjo mund të nënkuptojë se Izraeli nuk mund të mbështetet më në kufirin e tij jugor si një oaz paqeje. Përforcimi i trupave përgjatë kufirit të tij me Egjiptin pa dyshim do të sfidonte një ushtri izraelite tashmë të angazhuar në shumë fronte.

Kjo do të kishte pasoja serioze edhe për Egjiptin. Egjipti ka marrë miliarda dollarë ndihmë ushtarake amerikane që nga marrëveshja e paqes.

Nëse marrëveshja anulohet, kjo mund ta rrezikojë atë financim. Një grumbullim masiv ushtarak do të rëndonte gjithashtu ekonominë tanimë në vështirësi të Egjiptit.

Paige Alexander, shefe ekzekutive e Qendrës ‘Carter’ thotë se nëse Izraeli sulmon Rafahun, “rrezikon armiqësi me Egjiptin, që do të ishte katastrofike për të gjithë rajonin”.

të fundit

Protesta e 53-të kundër qeverisë: Thirrje qytetarëve për t’i dhënë mesazhin e prerë Parlamentit, kërkohet dorëheqja e Ramës

Në protestën e 53 kundër Ramës, një protestues bëri thirrje që nesër të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestën në orën…

3 minutes ago

Volkswagen debuton në segmentin e hibrideve të plota me Golf dhe T-Roc

Volkswagen ka prezantuar sistemin e tij të parë full-hybrid, i cili do të jetë i disponueshëm në modelet Golf dhe…

3 minutes ago

Volkswagen shqyrtoi motor me benzinë për të zgjeruar distancën e ID. Buzz

Me 60,700 njësi të shitura globalisht në vitin 2025, ID. Buzz ishte automjeti elektrik i tetë më i shitur në…

3 minutes ago

Volkswagen transferon risitë e automjeteve në biçikletat elektrike

Veturat moderne mund të monitorojnë trafikun, të ndezin dritat paralajmëruese dhe madje të kërkojnë ndihmë pas një aksidenti. Tani Volkswagen…

3 minutes ago

23-vjeçarja Wallis Fuentes Aquino, finaliste e Miss Universe, ndërron jetë – autoritetet nuk përjashtojnë vrasjen

Vdekja e 23-vjeçares Wallis Fuentes Aquino, finaliste në konkursin e bukurisë Miss Universe Tegucigalpa, e cila u gjet e vdekur…

5 minutes ago

Haxhiu dekreton shkarkimin e shtatë prokurorëve serbë – Cilat janë hapat e mëtejshëm? Avokati sqaron rrugën ligjore

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga…

9 minutes ago