Edmir R. 67 vjeç nga Kosova është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burgim nga policia zvicerane dhe pas vuajtjes së dënimit ai duhet të kthehet në vendlindje.
Kështu ka vendosur Gjykata e Qarkut në St.Gallen sot, raporton “Blick”. Pesë fëmijët e tij – gati të gjithë kanë krijuar familjet e tyre – ai duhet t’i lërë në Zvicër.
None found
Ai akuzohet se më 2 prill të vitit të kaluar e ka rrahur brutalisht bashkëshorten e tij Vlorën, që ishte 60-vjeçare, e cila ka vdekur nga plagët e marra. Sulmi kishte ndodhur pas 40 vjetëve martesë.
Më bizare sulmi, sipas prokurorëve të St. Gallenit ka ndodhur me një lugë këpucësh. Gati 30 herë thuhet se ai e ka goditur bashkëshorten në kokë me të, dhe i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse në kokë.
“Më vjen keq, e humba kontrollin. I kërkoj falje fëmijëve të mi dhe familjes së bashkëshortes sime”, tha Edmiri sot në gjykatë.
Edmir R. kishte shpërthyer, pasi bashkëshortja ia hodhi një thes me tesha të palara dhe e shau, duke thënë se është një njeri i pistë. Po ashtu e kishte quajtur homoseksual e budalla, siç është thënë në Gjykatë.
E siç u tha pak minuta para se të ndodhte kjo, ajo kishte hedhur sërish gjërat në larësen e enëve, duke thënë se ai i preku me duart e pista. Aty e humbi Edmir R. kontrollin dhe e mori lugën e këpucëve, që gjendej afër derës së shtëpisë dhe e sulmoi.
Që kur vajza e fundit ishte larguar nga shtëpia dy vjet e gjysmë më parë, u tha se Edmiri vazhdimisht është dashur të duronte fyerje të tilla. Dhe atë çdo ditë. Pesë gjyqtarët e vlerësuan si të dëshmuar këtë abuzim.
Gjyqtarja në kumtimin e vendimit tha: “Gjykata e sheh si të dëshmuar, se i akuzuari një kohë të gjatë është fyer nga bashkëshortja dhe turpëruar. Por viktima ka vuajtur nga goditjet dhe sulmi ishte brutal”.
Fëmijët në Gjykatë refuzuan të marrin pjesë në proces si paditës privatë kundër babait të tyre.
“Ata janë plotësisht prapa babait të tyre, pasi e dinin, se nëna e tyre e ka terrorizuar atë”, ka thënë avokati mbrojtës Theodor Seitz. Me dënimin ai nuk është pajtuar dhe do t’i propozojë klientit për të bërë ankesë për në shkallën tjetër.
Ndonëse e ka pranuar se klienti i tij ka vepruar në afekt, por se ishte vrasje pa paramendim. Por ai thotë se dënimi është tepër i madh. (Gazeta zvicerane “Blick” ua ka ndërruar emrat personave për ruajtje të identitetit)
Kushdo që mendon se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është e parëndësishme gënjen, disa media opozitare janë…
Kryetari i Aleancë, Ardian Gjini, ka pritur në selinë e Aleancës krerët e OVL-UÇK, të kryesuar nga Hysni Gucati. Gjini,…
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë që të caktojë masë paraburgimi ndaj dy të…
Pas shtrenjtimit të biletave njëdrejtimëshe në Prishtinë, nga 1 korriku: nga 50 centë në 80 centë reagoi Lëvizja Vetëvendosje Lëvizja-…
Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe…
Manchester United raportohet se ka identifikuar objektivin e tyre prioritar në afatin kalimtar të verës, teksa vazhdon riformësimin e skuadrës.Trajneri…