Categories: Uncategorized

Ukraina nën kërcënimin e zjarrit, 400 zjarrfikës luftojnë me flakët përreth ish-centralit të Çernobilit

Ukraina është në karantinë nga rreziku i koronavirusit, por tani duhet të mbrohet edhe nga një fatkeqësi tjetër, që vjen nga e kaluara. Me ditë të tëra rreth 400 zjarrfikës po luftojnë kundër një zjarri masiv në zonën përreth ish-centralit famëkeq të Çernobilit.

Deri më tani, zjarri është shpërndarë në rreth 3500 hektarë në zonat e braktisura nga njeriu pas aksidentit të vitit 1986. Por autoritetet janë të shqetësuara, më shumë se për zjarrin, për tymin që si pasojë po shpërndahet qindra kilometra më larg, duke interesuar vendbanime në Ukrainë, Rusi dhe Bjellorusi.

Të lidhura

None found

Edhe pse rreziku i kontaminimit është ulur ndër dekada, rrënjët e pemëve dhe bimësisë në zonën e ndaluar mbartin ende sasi domethënëse radioaktiviteti që mund të transportohen me zjarrin.

Autoritetet po mundohen, por për momentin pa sukses, të kufizojnë zjarrin në mënyrë që mos të prekë varrezat e automjeteve dhe pajisjeve metalike, shumë radioaktive, që ndodhen në afërsi të centralit, si dhe vetë godinën e saj.

Deri në këtë moment, në kryeqytetin Kiev dhe në qytetet e tjera të zonës së prekur, nuk regjistrohen nivele të larta radioaktiviteti, dhe autoritetet thonë se është pozitive që njerëzit janë pajisur me maska dhe ndodhen në karantinë, duke minimizuar kontaktin me ajrin e ndotur.

të fundit

Haxhiu calls for a strategy to support KLA leaders on appeal

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar që vëmendja e institucioneve të përqendrohet në hartimin e strategjisë që…

2 minutes ago

Lutfi Dervishi mocks Rama: Tear gas, water, drones, fines and handcuffs for citizens, but dialogue on the causes driving them into the streets!

Në një reagim në rrjete sociale, analisti dhe gazetari i njohur Lutfi Dervishi, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke parashtruar…

2 minutes ago

Analysis: Congressional race puts Trump’s presidency to the test

Zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë raportin e forcave në Uashington dhe të ndikojnë në…

3 minutes ago

Belgium: De Wever submits resignation after deadlock over 2027 budget

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, i ka paraqitur dorëheqjen Mbretit Philippe këtë të hënë, pas dështimit të negociatave për…

3 minutes ago

Rama, resign” / Day 21 of protests / Students enter the University of Arts and call for a boycott (VIDEO)

Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen në…

3 minutes ago

Raiffeisen Bank robbery in Tirana: Police say masked suspect escaped on a scooter

Policia ka reaguar lidhur me grabitjen e Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Bëhet me dije…

3 minutes ago