Categories: Uncategorized

Trazirat në SHBA për George Floyd, rritet rreziku për një valë të dytë koronavirusi

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë paralajmërojnë se mund të ketë një rritje të re të rasteve me koronavirus për shkak të protestave në vend, të nxitura nga vdekja e George Floyd, afrikano-amerikanit i cili humbi jetën ndërsa u ndalua nga policia në Mineapolis.

Mes protestuesve ka pasur nga ata që kanë vendosur maska, por shumë i kanë shmangur ato. Distanca fizike është e vështirë të ruhet në kushte normale, por është pothuajse e pamundur që të mbahet gjatë një proteste.

Të lidhura

None found

“Do të vazhdoj ta theksoj, pasi duket sikur kjo gjë ka shumë kohë që ka ndodhur. Jemi akoma në mes të një pandemie. Kemi akoma spitale në prag të kapërcimit të kapaciteteve që kanë për të mbajtur pacientë me COVID-19“, tha guvernatori i Minesotës Tim Walz për “Associated Press”. Kryetarja e bashkisë së Atlantës Keisha Lance Bottoms vuri në dukje se pandemia po prek pakicat racore në një shkallë më të lartë.

“Ka ende një pandemi në Amerikë që po vret afrikano-amerikanët në një numër më të madh“, tha ajo, duke përmendur se kushdo që kishte marrë pjesë në protestë këtë fundjavë në Atlanta duhet të planifikonte që testohej ndaj COVID-19. Shumë protestues shprehen të shqetësuar në raport me virusin, por thonë gjithashtu se është e nevojshme që të dëgjohen shqetësimet e tyre mbi brutalitetin e policisë dhe racizmin.

“Jam e shqetësuar për sigurinë time, kështu që kam vendosur maskë dhe jam përpjekur të ruaj një distancë të sigurt nga njerëz të ndryshëm. Por unë jam një afrikano-amerikane që vuaj nga astma, kështu që padyshim futem tek grupet e rrezikuara nga COVID-19 që ka vrarë njerëz me ngjyrë në një shkallë shpërpjesëtuar“, thotë Diedre O’Brien, një protestuese në Uashington, D.C., për VOA-n.

“Por ndjej gjithashtu se është e rëndësishme për mua të jem këtu e që prania ime të vihet re“, shton ajo.

SHBA renditet vendi i parë në botë me numrin më të madh të infeksioneve, 1.7 milionë raste që nga fillimi i shpërthimit të virusit dhe me më shumë se 103 mijë vdekje.

Studimet e fundit tregojnë se afrikano-amerikanët po vdesin nga virusi në një shkallë më të lartë sesa amerikët e bardhë. Të dhënat tregojnë se ndërsa amerikanët me ngjyrë përbëjnë 13 për qind të popullsisë në vend vlerësohet se ata përbëjnë 25 për qind të rasteve të vdekjeve nga COVID-19 në vend. Sipas të dhënave më të fundit, shkalla e vdekshmërisë tek amerikano-afrikanët është 2.4 herë më e lartë se ajo e amerikanëve të bardhë.

Protestat në Shtetet e Bashkuara përkojnë me një lehtësim në shkallë më të gjerë të kufizimeve për distancim social./VOA/

të fundit

Interi triumfon 2-0 ndaj Comos dhe rikthehet te fitorja në Serie A

Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u…

14 minutes ago

Mungojnë auto-injektorët e adrenalinës në Maqedoninë e Veriut, pacientët i blejnë jashtë vendit

Stilolapsat me adrenalinë, të cilët mund të shpëtojnë jetë në rastet e reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshëm…

15 minutes ago

Accident on the Fier-Libofshë road, milk tanker collides with motorcycle, one person injured

Një aotobot që transportonte qumësht është përplasur me një motor këtë pasdite në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë,…

17 minutes ago

Three people arrested after replacing German flag with Palestinian flag at the Reichstag

Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është…

18 minutes ago

Poland declares two days of national mourning after attack that killed six in Krakow

Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin…

18 minutes ago

Rama is following Lukashenko’s model,” protester says: Measures are unconstitutional, fines aim to intimidate citizens

Një nga protestuesit, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke…

18 minutes ago