Trupi i copëtuar i një sipërmarrësi 33-vjeçar është gjetur brenda apartamentit të tij luksoz në Manhattan. Pranë trupit të tij u zbulua edhe një sharrë elektrike.
Viktima është identifikuar si Fahim Saleh dhe apartamenti i tij luksoz ndodhej në katin e shtatë të Loëer East Side.
None found
Nuk ka ende asnjë të arrestuar për vrasjen e Saleh. Policia u njoftua nga një i afërm i 33-vjeçarit, që pasi shkoi të kontrollonte Saleh bëri zbulimin tronditës.
Kur shkuan në vendngjarje policët gjetën trupin e tij veç ndërsa në një çantë u zbuluan koka dhe krahët.
Ndërsa në dhomën e ndjenjës ishte një sharrë elektrike.
Hetuesit morën kamerat e sigurisë ku shihej sipërmarrësi që po dilte nga ashensori dhe më pas shkon drejt apartamentit të tij.
Ai ndiqet nga një person i veshur tërësisht me të zeza dhe që mban një maskë në fytyrë.
Në pamje shihet një përleshje mes tyre në hyrje të apartamentit, sipas zyrtarëve të policisë.
Policia beson se kur i afërmi i Saleh shkoi në shtëpinë e tij, vrasësi u detyrua të largohej nga një dalje e dytë.
Manchester City ka nisur të shqyrtojë mundësitë për transferimin e një sulmuesi të ri, i cili fillimisht do të shërbente…
Një operacion i madh ndërkombëtar policor kundër bandave të anës së errët të internetit e njohur ndryshe si “Dark Web”…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka ritheksuar në Kuvend nevojën për një marrëveshje politike ndërmjet PDK-së dhe…
Mbi 60% e grave që shërbejnë në ushtrinë gjermane kanë përjetuar ngacmime ose abuzime seksuale gjatë shërbimit ushtarak. [...]Read More...
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara, që presidentja Justina Shiroka-Pula ia ktheu…
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është tani lojtari me më shumë ndeshje për “Tre Luanët” me 126 paraqitje, pasi luajti…