Categories: Uncategorized

Sulmohet me bomba molotov kanali televiziv në Greqi

Televizioni grek Skai është sulmuar me bomba molotov. Sipas njoftimit të telvizionit, 4 persona të maskuar, hodhën në ambientet e televizionit, 3 kokteile molotov dhe u larguan në rrugicat e zonës. Sulmi ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit.

Dy prej molotovëve ranë në një ballkon dhe një tjetër në oborrin anësor të media grupit. Dëmet ishin të vogla, pa asnjë rrezik për jetët e punonjësve të cilet ndodheshin brenda godinës së televizonit.

Të lidhura

None found

Skai tv, njoftoi se programi vazhdon normalisht. Për momentin policia ende nuk ka të arrestuar lidhur me ngjarjen. Dyshohet se akti është vepër e organizatave të ekstremit të majtë, të cilat e kanë sulmuar këtë media edhe herë të tjera.

Skai tv, është sulmuar edhe 3 herë të tjera me bomba dhe me lënë shpërthyese. Në të treja rastet sulmet kane qenë vepër e ektremistëve të majtë. Përplasje ka pasur edhe me ekstremistet e djathtë, të cilet e kanë kritikuar media grupin, për pikëpamjet e tij liberale në çështjet e historisë së vendit, apo në përkrahjen e politikave kundër ekstremistëve të Agimit të Artë dhe organizatave të ekstremit të djathtë të mbështetura nga kisha ortodokse greke.

Një ditë më parë, një ekip xhirimi i këtij televizioni, u sulmua prej fashistëve të Agimit të Artë jashtë një kishe e cila kishte hapur dyert dhe kryente shërbesa fetare, kundër urdhrërit të qeverisë për parandalimin e Covid-19.

të fundit

Kontestet për aneksin rrezikojnë mbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë

Teksa Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po afron dhe trysnia mbi përgjegjësit për t’i kryer të gjitha përgatitjet në kohë po…

58 seconds ago

Pacolli: Institucionet përgjegjëse për mbeturinat në Prishtinë janë gjobitur

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se institucionet përgjegjëse për situatën me mbeturinat në Prishtinë janë…

1 minute ago

Nesër në Gjykatën e Tiranës, masa e sigurisë për 63 të arrestuar gjatë protestave studentore

63 personat e arrestuar gjatë dy ditëve të fundit, në kuadër të protestave në Tiranë, do të dalin nesër para…

9 minutes ago

Policia konfirmon pezullimin e tre zyrtarëve të dyshuar për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka konfirmuar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, të dyshuar për ngacmim…

12 minutes ago

Kostadinov: Shpallja e fajësisë para shqyrtimit të provave dëmton drejtësinë dhe besimin te institucionet

Ish-kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, ka reaguar në Facebook lidhur me kallëzimin penal të ngritur kundër tij dhe…

17 minutes ago

Albania must have a government that respects its citizens to join the EU” / MEP Anna Strolenberg: Edi Rama is the cause of all this unrest

Eurodeputetja gjermane Anna Strolenberg ka reaguar ashpër për protestat studentore në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për situatën e…

22 minutes ago