Shtetet e Bashkuara kanë premtuar mbi 17 milionë dollarë ndihmë fillestare për Libanin, pas shpèrthimit në portin e Bejrutit të martën, tha të premten ambasada e SHBA-së në Liban.
Ajo tha në një deklaratë se ndihma përfshin ndihmë ushqimore, furnizime mjekësore dhe ndihmë financiare për Kryqin e Kuq të Libanit. Shumë vende tjera, përfshirë Bashkimin Evropian (BE) kanë premtuar ndihma.
None found
BE-ja njoftoi të enjten se ka ndarë 33 milionë euro për të financuar ndihmën emergjente fillestare për Libanin. Presidentja i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me kryeministrin Libanez Hassan Diab për ta njoftuar për ndihmën e Bashkimit Evropian.
Në një letër drejtuar 27 vendeve anëtarëve të BE-së, von der Leyen dhe Charles Michel, President i Këshillit Evropian, iu bën thirrje vendeve anëtare “të kontribuojnë në rimëkëmbjen e Libanit”.
Më 4 gusht, një shpèrthim në një depo me kimikate në Bejrut la të vdèkur mbi 140 persona si dhe plágosi mijëra të tjerë. Rreth 300.000 persona llogaritet se kanë mbetur pa strehë.
Hetimet e para thonë se materiali ishte ruajtur në mënyrë të pasigurtë në depo. Dëmet materiale konsiderohet të arrijnë vlera miliardëshe. Ndërkohë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është udhëheqësi i parë botëror që e vizitoi Libanin. Ai pas takimeve me liderët e atij vendit, bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për incidentin.
Skautët e Barcelonës thuhet se ishin të pranishëm gjatë miqësores së Argjentinës kundër Uruguait në stadiumin La Bombonera në Buenos…
Duke filluar nga nesër, 15 nëntor, automjetet që marrin pjesë në trafikun publik në rrugë duhet të kenë pajisje dimërore…
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është ulur në rreshtin e parë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.…
Komunikimi me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Lalëz është bërë i pamundur gjatë momentit që kryeministri Edi…
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e…
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është ulur në rreshtin e parë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.…