Nëna dhe i dashuri i saj rrëhën për vdekje një fëmijë i cili ishte vetëm 2 vjeç.
Nëna dhe dashnori i saj janë shpallur fajtorë për vrasjen e djalit 2-vjeçar në Angli, i cili ndërroi jetë disa orë pasi festoi ditëlindjen.
None found
Sarah O’Brien, 32 vjeçe, dhe Martin Currie, 36 vjeç, u arrestuan të premten, një ditë pasi u vra vogëlushi Keigan Ronnie O’Brien.
Kiegan që përshkruhej si “majmun i pacipë” nga nëna e tij, u dërgua me urgjencë në spital më 8 janar, por u shpall i vdekur më vonë.
Autopsia tregoi se vdekja i erdhi si pasojë e disa plagëve në kokë. Ata do të marrin masën e sigurisë për akuzën “Vrasje me qëllim” në seancën gjyqësore që do mbahet të shtunën e ardhshme.
Fqinjtë kanë folur për zemërimin e këtij incidenti, për të cilin janë tërësisht të shokuar. Një prej tyre, Mark Hillary, 43 vjeç, tha: “Është shokuese që kjo po i ndodh një djali kaq të vogël. Jam i shkatërruar që kjo po ndodh. Thjesht nuk mund ta besoj. Kjo më bën të ndidhem shumë keq”.
Ndërsa David Brown, 54 vjeç, i cili jeton pranë shtëpisë së tyre e përshkruan Sarën si grua të qetë dhe të sjellshme.
Në godinën e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër paraditen e sotme është regjistruar një alarm për vendosje eksplozivi.…
Komentet e Cristiano Ronaldos për Ricardo Carvalhon 15 vjet më parë e bëjnë atë të duket kontradiktor në përplasjen e…
Gjykata e Apelit konfirmoi dënimet me burgim të përjetshëm për Ljupço Palevski Palço, Velobor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev,…
Rey ManajRey Manaj ka gjetur golin në sfidën që po luhet në këto momente mes Sivasspor dhe Pendikspor, ndeshje e…
Një emër që tërheq vëmendjen për shkak të ngjashmërisë me dy nga diktatorët më famëkeq të historisë ka bërë bujë…
Një hetim i ri i hapur nga prokurori i SPAK, Olsi Dado, duket se ka vënë nën ndjekje penale për…