Një hetim i ri i hapur nga prokurori i SPAK, Olsi Dado, duket se ka vënë nën ndjekje penale për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, Artan Gaçin, burrin e ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Por veç Agaçit, prokuroria e posaçme SPAK po kryen verifikime hetimore dhe ndaj gruas së tij, deputetes së PS, Olta Xhaçka, pasi dyshohet se ka të dhëna dhe indicie se edhe zyrtarja e lartë të jetë implikuar në këtë veprimtari.
None found
Rasti në fjalë është regjistruar pas daljes së provave hetimore të një hetimi tjetër, duke u zbuluar një seri transaksionesh bankare dhe njëherësh disa komunikime në aparate telefonike.
Kujtojmë se para 1 viti, ndaj Artan Gaçit nisi një hetim nga prokurori Olsi Dado, i cili u vu në lëvizje pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri, lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e bregdetit të Jugut.
Por ky hetim më pas u pushua nga prokuroria e Posaçme dhe më pas u la në fuqi dhe nga gjykatat e vendit. Ndërkohë, tashmë ky është një hetim i ri, që ka zbuluar prova të reja, ndaj dhe prokurori Olsi Dado ka regjistruar dosjen për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Nisur nga kjo situatë, mesditën e sotme Artan Gaçi është ftuar në SPAK për t’u marrë në pyetje si person nën hetim, ndaj është kërkuar prezenca e tij nën shoqërinë e një avokati mbrojtës.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se gjatë kohës kur ka qëndruar në SPAK, Artan Gaçi nuk ka dhënë shpjegime, pasi më parë ka kërkuar që të njihet me aktet hetimore dhe akuzën zyrtare për të cilën ai është vënë nën hetim dhe thirrur në prokurori për të dëshmuar.
Në pamundësi për t’u njohur me aktet hetimore, oficeri i BKH-së i ka kërkuar Artan Gaçit dhe avokatit të tij që të paraqesin një kërkesë me shkrim, me qëllim vënien në dispozicion të akteve hetimore të administruara në SPAK ndaj tij.
Për pasojë, Agaçi është lënë i lirë të largohet dhe, pasi të njihet me aktet hetimore, ai do të ftohet sërish për të dhënë shpjegime pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK. Elton Qyno/Syri
Në Ministrinë e Ekonomisë u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për Bashkëpunim në Fushën e Energjisë ndërmjet Kosovës…
Një takim i organizuar përmes internetit ka përfunduar me kërcënime dhe grabitje në qytetin italian të Pesaros. [...]Read More...
Gjykata e Apelit konfirmoi dënimet me burgim të përjetshëm për Ljupço Palevski Palço, Velobor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev,…
Nëntë persona, përfshirë gjashtë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, u dërguan në spital pasi turbulenca të forta goditën një…
Në godinën e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër paraditen e sotme është regjistruar një alarm për vendosje eksplozivi.…
Komentet e Cristiano Ronaldos për Ricardo Carvalhon 15 vjet më parë e bëjnë atë të duket kontradiktor në përplasjen e…