Një infermiere në Milano ka shpjeguar situatën brenda spitaleve në Itali. E përlotur, ajo u bëri thirrje njerëzve që të bashkuar të luftojnë virusin.
Në rrëfimin e saj, Daniela Confalonieri thotë se situata është dramatike.
None found
“Për fat të mirë në departamentin ku jam unë është më qetë. Por lajmet që vijnë nga kolegët më thonë se situata është shumë e rënduar. Pjesa më e vështirë është që njerëzit të kuptojnë rekomandimet e dhëna nga qeveria, sidomos të moshuarit. Ata nuk i kuptojnë ato. Nuk e shohin rrezikun dhe e nënvlerësojnë atë. Shumica e njerëzve veprojnë kështu”, thotë ajo në një video të shpërndarë edhe nga Zëri i Amerikës.
“Në vazhdimësi u shpjegojmë, u japim maska nga spitali. Por furnizimeve tona po u vjen fundi, lëngjet dhe spërkatësit e dezinfektimit dhe maskat”, shton ajo.
Madje, sipas saj, njerëzit nuk arrijnë të gjejnë furnizime as në barnatore.
“Shumë prej tyre kërkojnë falje kur vijnë, sepse nuk kanë gjetur maska. Është situatë e rënduar. Sa i përket stafit, doktorët po bëjnë gjithçka që është e mundur, duke u munduar të mësojnë njerëzit si të veprojnë, si të përdorin dorezat, maskat dhe gjithmonë duke i këshilluar që vetëm kur u duhet patjetër të dalin në ambiente të jashtme”.
Ajo vë në pah faktin se njerëzit nuk po e kuptojnë rrezikun. “Sot ka më pak njerëz në rrugë, por deri dje një park i madh në Milano ishte i mbushur me fëmijë. Kjo nuk është një gjë e mirë. Pra njerëzit nuk po e kuptojnë rrezikun”, ka thënë më tej infermierja italiane.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…
Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…
Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…
Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…
Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…
Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…