Categories: Uncategorized

Papa Françesku dhuron 1 milion euro për Romën në përballje me krizën e COVID 19

Papa Françesku ka ofruar 1 milion euro për një fond të ri bamirësie, që synon të ndihmojë qytetarët e Romës në gjendje të ngushtë nga kriza e koronavirusit të ri.

Ai përmendi njerëz me punë të rastësishme, të përkohshme ose me kontrata që nuk janë rinovuar, praktikantë, biznesmenë të vegjël, punëtorë vendas dhe të vetëpunësuar.

Të lidhura

None found

“Shumë prej tyre janë nëna dhe baballarë, që po përpiqen të vënë ushqim në tryezë për fëmijët e tyre dhe të sigurohen që ata të kenë minimumin e nevojshëm”, shkroi ai në një letër drejtuar Dioqezës së Romës.

“Unë i bëj thirrje zemrës së mirë të të gjithë romanëve”, vazhdoi Papa Françesku, duke iu drejtuar institucioneve publike, priftërinjve dhe njerëzve të thjeshtë të marrin pjesë, gjithashtu, në përpjekjet e bamirësisë.

Sipas Dioqezës së Romës, fondi, i quajtur “Jezusi Punëtori Hyjnor”, do të menaxhohet nga dega romane e Caritas-it, “Bamirësia Katolike”.

të fundit

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, autorët dyshohet se ikën me motor, kërkime në tokë dhe në det

Policia e Sarandës vijon kërkimet për kapjen e autorëve të atentatit ndaj Thimjo Rubatit, i cili u qëllua me armë…

3 minutes ago

Konflikt në Korçë, plagoset me thikë një 18-vjeçar dhe ndalohet i dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur…

4 minutes ago

Baush: Economic Indicators Allow for Modest Wage Growth

Analisti ekonomik, Abil Baush shpjegon se sipas treguesve ekonomikë, ekonomia ka hapësirë për një rritje të lehtë të pagave."Në tremujorin…

5 minutes ago

Day 48 of the Civic Revolt Ends: “More Tomorrow,” No Negotiations and Demand for Rama’s Resignation

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shënon sot ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët u…

5 minutes ago

Shooting in a Tourist-Frequented Area, Footage from the Scene Where a 50-Year-Old Man Was Shot in Saranda

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku mbeti i plagosur rëndë Thimjo Rubati i njohur edhe si Sander Rubati. Rubati, u…

5 minutes ago

Attempted Shooting in Sarandë Targets Thimjo Rubati; Link Investigated to Assault on Police Officer in Which His Son Is Suspected

Një atentat me armë zjarri është shënuar në mbrëmje në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku objektiv i sulmit ka…

5 minutes ago