Categories: Uncategorized

Në video-konferencë me presidentin, biznesmeni harron kamerën hapur në dush (VIDEO)

Një biznesmen brazilian e ka lënë gabimisht hapur kamerën e kompjuterit ndërsa ishte pjesë e një video-konference të bërë me Zoom dhe u tregoi kolegëve të tij më shumë nga ç’prisnin.

Konferenca ishte duke u mbajtur me presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro ndërsa burri në fjalë ishte duke bërë dush. Mbledhja virutuale ishte organizuar nga Paulo Skaf, presidenti i Federatës së Industritë të Shtetit të Sao Paulo-s.

Të lidhura

None found

Një screenshot e bërë gjatë video-konferencës tregon burrin gjithë shkumbë, i cili thuhet të jetë një nga këshilluesit e federatës, bashkë me fytyrat e habitura të 24 pjesëtarëve të tjerë në bisedë.

Fjala e organizuesit të video-konferencës u ndërpre nga Presidenti i cili e vuri re burrin e zhveshur dhe reagoi.

Bolsonaro raportohet të ketë thënë: “Paulo, është një koleg aty në katrorin e fundit. Ai u largua, është mirë?”

Paulo u përgjigj: “Eshtë një burra që po bën dush aty, lakuriq.”

Bolsonaro thuhet të jetë përgjigjur: “Për fat të keq e pamë. Ishte një pamje tronditëse, por e pamë, fatkeqësisht.”

Identiteti i burrit në dush është bërë i ditur.

Bolsonaro është vënë në qendër të kritikave për mënyrën sesi e ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit deri më tani pasi Brazili është vendi më i prekur nga koronavirusi në Amerikën Latine.

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

2 hours ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

2 hours ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

2 hours ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

2 hours ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

5 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

5 hours ago