Gruaja e kryeministrit të Lesotos akuzohet për vrasjen e gruas së tij të mëparshme.
Zonja e Parë Maesaiah Thabane u dorëzua për t’u marrë në pyetje nga policia në mbretërinë malore të Afrikës jugore.
Kryeministri Thomas Thabane është marrë gjithashtu në pyetje për vrasjen e ish-gruas së tij.
Gruaja e tij, Lipolelo Thabane, u qëllua për vdekje para shtëpisë së saj në kryeqytetin Maseru dy ditë para inaugurimit të tij si kryeministër, më 2017.
Çifti ishte përfshirë në procese të hidhura divorci, në atë kohë.
Për sulmin fillimisht u fajësuan njerëz të armatosur të panjohur, por dokumentet e fundit gjyqësore të paraqitura nga komisari i policisë së vendit, Holomo Molibeli, kanë ngritur dilema të mëdha.
Një urdhër-arrest u dha për 42-vjeçaren Maesaiah Thabane më 10 janar, pasi ajo u zhduk nga jeta publike.
Ajo u ndalua në kufi me Afrikën e Jugut të martën, pas një marrëveshjeje midis avokatëve dhe policisë së saj, – tha zëdhënësi i policisë Mpiti Mopeli.
Komisioneri i policisë i tha BBC-së se ajo po mbahet në arrest dhe do t’i komunikohet akuza zyrtarisht në gjykatë, të Mërkurën.
Tetë të tjerë në Lesoto dhe Afrikën e Jugut gjithashtu raportohet se po përballen me akuza për vrasje.
Ndërsa presioni mbi çështjen ishte rritur, Thabane ofroi të jepte dorëheqjen, por nuk specifikoi një datë kur ai do ta bënte këtë.
Thabane e përshkroi vrasjen e gruas së tij të mëparshme si “pa kuptim”, në fjalimin e tij inaugurues, si Kryeministër në Qershor 2017.
Ai u shoqërua në ceremoni nga Maesaiah Thabane. Një prift e martoi çiftin rreth dy muaj më vonë në një ceremoni publike në një stadium në Maseru.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…