Kompania suedeze “Heimstaden Bostad”, me pronarin norvegjez Ivar Tolefsen ka njoftuar se është në bisedimet finale për blerjen e afro 4.000 apartamenteve në Berlin.
Synimi i kompanisë është blerja e 130 ndërtesave në të cilat janë të shtrira 3902 apartamente, 208 lokale afariste dhe 321 hapësira parkimi.
None found
Vlera totale e tyre është 830 milionë euro. Ky lajm nuk po pritet aspak mirë nga gjermanët, sidomos banorët e Berlinit.
Kjo pasi që çmimet e qirave në qytet janë dyfishuar në dhjetë vitet e fundit dhe blerja nga norvegjezi do të rriste gjasat që çmimi i banesave me qera të rritet edhe më shumë.
Çmimi i banesave në Berlin ka qenë gjithmonë shumë më i ulët, duke pasur parasysh që qytetarët e Berlinit kanë fituar më pak se sa pjesa tjetër e qytetarëve në Gjermani.
“Ne kemi plane afatgjata. Ne kurrë nuk blejmë për të shitur më shtrenjtë. Përkundrazi, ne investojmë në lehtësira dhe punojmë me qiramarrës për të krijuar lagje të rehatshme dhe të qëndrueshme për tregun e Berlinit” ka thënë miliarderi norvegjez.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…