Gjermania po shënon rritje të shkallës së numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri, vetëm disa ditë pasi ky vend lehtësoi masat e izolimit.
Lajmi u konfirmua nga Instituti Robert Koch (RKI), një qendër për biomjeksinë që këshillon Qeverinë gjermane.
None found
Tani, një person i infektuar mund të bartë virusin tek më shumë se një person tjetër.
Më herët kjo shkallë ishte më e ulët.
Të shtunën, mijëra gjermanë u mblodhën në protesta duke kërkuar dhënien fund të të gjitha masave të izolimit, të cilat qeveria gjermane i ka vendosur për të parandaluar përhapjen e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas bisedimeve që kishte me drejtuesit e 16 landeve të Gjermanisë, njoftoi të mërkurën një relaksim të gjerë të kufizimeve.
Vendimi përfshinte rihapjen e dyqaneve, kthimin gradual të nxënësve në shkolla dhe rifillimin e ndeshjeve të futbollit të Bundesligës gjermane.
Të dielën, Instituti Robert Koch raportoi se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 169,218 ndërsa i viktimave 7,395./rel
Skandali që përfshin drejtuesin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një grua që agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se është…
Mbrojtësi i Real Madridit, Marc Cucurella, ka bërë një pohim të guximshëm duke i quajtur Los Merengues ekipin më të…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi thekson se stabiliteti dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend duhet të ruhen me çdo…
Edhe pse të divorcuar, sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi dhe ish-partnerja e tij, Wanda Nara, vazhdojnë të prodhojnë skandale [...]Read More...
Bayern Munich po shqyrton mundësinë e një transferimi të papritur të ish-portierit të Liverpoolit, Loris Karius, teksa gjiganti gjerman po…
Ish-kapiteni i Liverpoolit dhe Anglisë, Steven Gerrard, ka pohuar se Chelsea duhet të investojë shumë në mbrojtjen e tyre nëse…