Categories: Uncategorized

Kur pritet t’i hapë Greqia kufijtë me Shqipërinë?

Lidhur me pikën kufitare në Kakavi, që lidh Greqinë me Shqipërinë, zv/ministri i brendshëm Nikos Hardalias tha se nuk planifikohet të hapet së shpejti për kalim masiv te qytetareve ne te dy shtetet.

Ndërkaq të hënën Greqia do të hedhë një hap tjetër drejt heqjes së plotë të kufizimeve duke lejuar rihapjen e kazinove, mbajtjen e koncerteve, konferencave, panaireve tregtare, kinemave si dhe kampeve verore për fëmijë.

Të lidhura

None found

Të mërkurën në Greqi rihapen fluturimet ndërkombëtare në të gjitha aeroportet ndërsa po ashtu do të lejohet plotësisht ardhja e anijeve nga jashtë në portet greke edhe pse asnjë udhëtim nuk është planifikuar deri më tani.

Sipas një direktive të Autoritetit të Aviacionit Civil, të gjithë udhëtarët deri në 48 orë para nisjes për në Greqi, udhëtarëve u kërkohet të kryejnë testin e Covid 19 si dhe ju kërkohet qe të plotësojnë në kompjuter ose ne celular një formular me të dhënat e tyre specifike siç janë vendi i origjinës, shtetet e tjera ku kanë qenë në 15 ditët e fundit.

Me këto informacione do të mblidhet një bazë të dhënash dhe përmes analizës së tyre çdo udhëtar do të marrë një barkod të veçantë, në bazë të të cilit autoritetet në Greqi do të dinë pas mbërritjes nëse duhet të testohet apo jo.

Testet e marrjes së mostrave do të kryhen edhe nëpër pikat turistike po ashtu do të ketë hotele karantine në kryeqendrat krahinore, ku ata që kanë rezultuar pozitivisht për virusin ne testime do të qëndrojnë te izoluar për 14 ditë.

Lista me shtetet që mund të hynë në listën jeshile të hyrjes në Greqi do të azhurnohet çdo 2 javë dhe në mënyrë që të përfshihen ata që arrijnë me të dhënat epidemiologjike të njëjta ose nën mesataren e BE-së.

Duke lënë jashtë liste shqiptarët dhe amerikanët, Greqia do të humbë shumë fitime nga turistët e huaj të paktën gjatë Korrikut.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

3 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

3 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

5 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

5 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

5 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

5 hours ago