Categories: Uncategorized

KORONAVIRUSI/ Çfarë po ndodh me vaksinën kundër virusit vdekjeprurës

Ka shkuar në 170 numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës që ka infektuar Kinën.

Me avancimet teknologjike dhe angazhimin më të madh të qeverive nga bota për të financuar kërkimin për këto sëmundje, laboratorët e kërkimit mund të veprojnë më shpejt.

Në San Diego të SHBA, shkencëtarët po përdorin një teknologji të re për të prodhuar një vaksinë të mundshme që planifikon ta testojë tek njerëzit në fillim të verës. Nëse ato do të kenë sukses, do të vijohet me testime më të gjera në kinë deri në fund të vitit.

Është e pamundur të parashikohet nëse kjo epidemi do të ketë marrë fund deri atëherë, por nëse planet e këtij laboratori do të shkojnë sic pritet, kompania thotë se ajo do të jetë vaksina më e shpejtë e re që është prodhuar dhe testuar ndonjëherë në një situatë epidemie.

Herën e shkuar që një virus i ngjashëm u shfaq, rasti i sarsit në 2002, Kina vonoi ti tregonte botës se cfarë po ndodhte. Dhe kur nisi puna për vaksinën, epidemia thuajse kish mbaruar. Edhe të tjerë laboratorë po punojnë në kërkim të vaksinës dhe do ti takojë organizatës botërore të shëndetësisë të vendosë se cila prej tyre do të testohet e para tek njerëzit, në ditët e ardhshme.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

1 hour ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

1 hour ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

2 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

2 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

2 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

2 hours ago