Disa foto, ku shiheshin masa të ulëta sigurie në laboratorin e Wuhanit, janë fshirë nga faqja e internetit të institutit të Virologjisë së Wuhanit.
Ky institut ka hequr fotografitë e shkencëtarëve gjatë punës në laborator, ndërkohë që Presidenti amerikan Donald Trump tha se është i bindur se kriza e koronavirusit e ka pasur origjinën pikërisht nga ky institut.
None found
Disa nga fotot e fshira që i gjeni në galeri, përfshijnë pamje të stafit të institutit që futet në shpella me masa minimale mbrojtëse për të marrë tamponë nga lakuriqët e natës, që janë bartës të koronaviruseve.
Gjithashtu, është fshirë një referencë nga një vizitë në institut në marsin e vitit 2018 të Rick Switzer, një ekspert nga Ambasada Amerikane në Pekin. Pas vizitës së tij, ai i dërgoi një shënim Departamentit Amerikan të Shtetit ku paralajmëronte mbi rreziqet e eksperimenteve me lakuriqët e natës.
“Gjatë vëzhgimit të shkencëtarëve të Institutit të Virologjisë së Wuhanit, vumë re se ka shumë pak teknikë të trajnuar dhe hetues. Këta janë të nevojshëm për të operuar në mënyrë të sigurtë në këtë laborator”, lexohet në shënim.
Faqja zyrtare e institutit e pranon rrezikun e punës që bëhet aty, kur shkruan: “Duke qenë se qëllimi i punës kërkimore të laboratorit është studimi i mikroorganizmave patogjenë, kur hapet tubi me viruse në laborator, është si të hapësh Kutinë e Pandorës”.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…