Italia ka shënuar gjashtë infeksionet e para të koronavirusit, një 38 vjeçar banor i Codogno dhe i lindur në Castiglione d’Adda, në provincën e Lodi, i shtruar në spital të mërkurën në mbrëmje në Codogno, i testuar pozitiv për testin e koronavirusit është në gjendje të rëndë.
Të infektuar janë gjithashtu edhe gruaja e tij shtatzënë në muajin e tetë si dhe një mik i 38 vjeçarit, të dy të shtruar në izolim në Sacco në Milano. Të gjithë pacientët kanë pneumoni të rëndë, ndërsa gruaja e 38-vjeçarit është në një situatë më pak të rëndë.
None found
Kanë rezultuar pozitiv pas testeve edhe gjashtë raste në Lombardi ku 250 persona janë vendosur në izolim pasi kanë patur kontakt me 38 vjeçarin dhe do t’i nënshtrohen testeve teksa 150 prej tyre kanë patur “kontakte të ngushta”.
“Të gjithë qytetarët e Castiglione d’Adda, Codogno dhe Casalpusterlengo janë të ftuar, si masë paraprake, të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet sociale“, kjo është këshilla që është dhënë nga këshilltari rajonal Giulio Gallera.
Komuna e Codogno ka nxjerrë edhe dy urdhëra të tjerë “të përkohshëm dhe paraprake”: Mbylljen e shkollave, bareve, restoranteve, vendeve publike në përgjithësi (disko, dhoma bilardo) dhe zyrat komunale për emergjencën shëndetësore.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…