Shteti verior në Indi, Uttar Pradesh ka miratuar një ligj të përkohshëm që lejon dhënien e dënimit me burgim të përjetshëm, nëse një person shkakton vdekjen e dikujt duke e infektuar qëllimisht me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Sipas ligjit të miratuar, dënimi për “infektim të qëllimshëm” me virus, mund të jetë nga dy deri në pesë vjet burgim dhe nëse dikush i shkakton vdekje ndonjë personi duke përhapur virusin, atëherë dënimi me burgim është më i ashpër, nga shtatë vjet në burgim deri në burgim të përjetshëm, bashkë me gjobë nga 3,970 deri në 6,610 dollarë.
None found
Ky vendim ka ngjallur shumë kritika nga ekspertë të shëndetësisë, të cilët kanë thënë se kjo masë lë hapësirë për veprim nga shteti, ka raportuar agjencia e lajmeve, The Wire.
Mirëpo zyrtarët kanë thënë për të përditshmen, Times of India se qëllimi mbrapa këtij vendimi ka qenë “të inkurajohen njerëzit për të raportuar nëpër agjenci nëse dyshojnë se kanë qenë të infektuar me Covid-19”.
India deri më tani ka regjistruar gati 60,000 të infektuar dhe rreth 2 mijë njerëz të vdekur, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Indi.
Halil Geci ka shprehur mbështetje për ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke vlerësuar se me drejtimin e saj…
Gushti ka nisur me nisur me masa ajrore të nxehta, duke sjellë dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.…
Presidenti amerikan Donald Trump ka autorizuar një sulm të ri ndaj Iranit, i cili mund të nisë këtë fundjavë, sipas…
Në muajt e parë të vitit, Shqipëria kishte energji për të shitur. Në verë, po paguan 41.5 milionë euro për…
Veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramzan Bekteshi ka reaguar ndaj vendimit për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke akuzuar…
Natasha Kandiq paralajmëron se Policia Serbe kishte dijeni për krimin që nga dita e vrasjes, por në vend që ta…