Categories: kosovë

Ulja e dënimit nga burgimi i përjetshëm në 30 vjet ngre diskutime pas vendimit të Supremes

Gjykata Supreme ka ulur në 30 vjet burg dënimin për Edmond Lajçin, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm në shkallën e parë për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Të lidhura

None found

Vendimi vjen katër muaj pasi e njëjta gjykatë kishte lënë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqen, për vrasjen e të dashurës së tij. Në rastin e Lajçit, Supreme vendosi ndryshe në një tjetër rast të vrasjes së gruas.

Ulja e dënimit është arsyetuar nga Gjykata Supreme me pranimin e fajësisë nga i dënuari.

“Gjykata Supreme ka vlerësuar se gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë nuk e kanë zbatuar drejt nenin 41 të Kodit Penal lidhur me shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm. Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, një pjesë e rrethanave të konsideruara si veçanërisht rënduese nuk kanë pasur mbështetje në prova, ndërsa disa prej tyre përbëjnë elemente të vetë veprës penale dhe, për këtë arsye, nuk mund të justifikojnë shqiptimin e dënimit më të rëndë, të paraparë me ligj. Gjykata Supreme ka theksuar se burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në raste kur ekzistojnë rrethana veçanërisht rënduese që e dallojnë qartë rastin konkret nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale dhe kur një dënim më i butë nuk do të ishte proporcional me peshën e veprës dhe fajësinë e kryerësit në këtë rast, Gjykata Supreme ka vlerësuar se nuk është plotësuar ky standard ligjor. Duke u mbështetur në parimin e individualizimit dhe proporcionalitetit të dënimit, si dhe në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Supreme ka vlerësuar se dënimi me 30 vjet burgim është proporcional me peshën e veprës penale, shkallën e fajësisë dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe se me këtë dënim mund të realizohet qëllimi i dënimit, si në aspektin e parandalimit individual ashtu edhe të atij të përgjithshëm”, thuhet në reagimin e Gjykatës Supreme.

Avokati Yll Zekaj vlerëson se gjyqtarët duhet t’i shqyrtojnë me kujdes rastet para se të vendosin për shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

“Nuk duhet asnjëherë publiciteti nuk duhet asnjëherë ndikimi asnjë rrethanë e jashtme të ndikojë në vendimin e Gjykatës. Gjykatat janë të pavaruara, gjykatat duhet të veprojnë vetëm në bazë të provave dhe në bazë të asaj se cfarë servohet nga ana e prokurorit në shkresat e lëndës”, ka thënë Yll Zekaj – avokat.

Sipas Zekajt, një vendim i formës së prerë për burgim të përjetshëm nuk nënkupton domosdoshmërisht se personi i dënuar do të qëndrojë në burg gjatë gjithë jetës.

“Burgimi i përjetshëm në sistemin çfarë e kemi ne në Kosovë nuk do të thotë që i burgosuri apo i dënuari me burgim të përjetshëm nuk do dalë asnjëherë nga burgu, legjislacioni jonë kodi jonë penal e parasheh që edhe burgimi i përjetshëm mund të rishikohet pas 30 viteve të mbajtjes së dënimit”, ka thënë Yll Zekaj – avokat.

Burgimi i përjetshëm paraqet masën më të rëndë ndëshkuese në sistemin penal të Kosovës. Që prej hyrjes në fuqi të Kodit Penal në vitin 2013, ky dënim është shqiptuar në mbi 10 raste.

të fundit

VIDEO/ Anglia mposht Francën në një spektakël me 10 gola dhe siguron vendin e tretë në Kupën e Botës

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore në përballjen me shumë gola ndaj Francës, për t’u stolisur me të bronztën për…

2 hours ago

Tifozët argjentinas drejt një shpenzimi prej 513 milionë dollarësh për Botërorin

Pasioni i tifozëve argjentinas për kombëtaren e tyre ka arritur përmasa të jashtëzakonshme edhe jashtë fushës së lojës, teksa mbështetja…

3 hours ago

Reduction of Life Sentence to 30 Years Sparks Debate After Supreme Court Ruling

Katër muaj pasi që Gjykata Supreme vërtetoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqen, për vrasjen e të dashurës…

3 hours ago

Gunshots fired in Vau i Dejës, first details

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Përmes…

3 hours ago

Vlora Police Explain How Journalist Enrik Mehmeti Died: ATV Overturned Off-Road, 18-Year-Old Also Aboard

Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti. Përmes një njoftimi zyrtar, blutë…

3 hours ago

Anglia shkatërron Francën me katër gola brenda pjesës së parë

Kombëtarja e Anglisë ka dhuruar spektakël në pjesën e parë ndaj Francës, sfidë që po zhvillohet për medaljen e bronztë…

3 hours ago