Gruaja e kryeministrit të Lesotos do akuzohet zyrtarisht për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Zonja e Parë Maesaiah Thabane dhe kryeministri Thomas Thabane janë marrë në pyetje nga policia.
None found
Ish-gruaja e tij e ndjerë, Lipolelo u qëllua për vdekje para shtëpisë së saj në kryeqytetin Maseru në vitin 2017.
Çifti në atë kohë po divorcoheshin. Fillimisht u tha se vrasja u krye nga persona të armatosur të paidentifikuar, por dokumentet e fundit gjyqësore të paraqitura nga komisari, Holomo Molibeli, ngritën pikëpyetje në lidhje me vrasjen.
Një urdhër-arrest është lëshuar për 42-vjeçaren Maesaiah Thabane më 10 janar pasi ajo u zhduk.
Ajo u mor në kufirin me Afrikën e Jugut të martën pas një marrëveshjes mes avokatëve të saj dhe policisë.
Aktualisht Maesaiah është arrestuar dhe do akuzohet zyrtarisht në gjykatë të mërkurën.
Nuk është e qartë nëse ajo do kërkojë lirim me kusht kur të dalë në gjykatë.
Por edhe nëse e bën do të kundërshtohet kërkesa e saj pasi rrezikon të largohet nga vendi.
Tetë persona të tjerë në Lesoto dhe Afrikën e Jugut gjithashtu përballen me akuzën për vrasjen.
Muajin e kaluar, kryeministri Thabane pranoi të merret në pyetje nga policia.
Atë ditë qindra mbështetës të opozitës dolën nëpër rrugët e kryeqytetit, Maseru dhe kërkuan dorëheqjen e tij të menjëhershme.
Ndërsa presioni mbi çështjen është rritur, Thabane njoftoi qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen më 16 janar, por nuk specifikoi një datë se kur do ta bënte këtë.
Partia qeverisëse dhe opozita kanë akuzuar liderin se po pengon hetimin për vrasjen e gruas së tij.
Si ndodhi vrasja?
Lipolelo Thabane u vra vetëm dy ditë para se bashkëshorti i saj të betohej si kryeministër në vitn 2017.
58-vjeçarja nuk jetonte me bashkëshortin e saj që nga 2012.
Një mbrëmje ndërsa kthehej në shtëpi asaj ju bë pritë dhe u qëllua disa herë në distancë të vogël dhe vdiq në rrugë.
Vrasja tronditi kombin. Thabane e përshkroi atë si një “vrasje të pakuptimtë” në fjalimin e tij gjatë betimit.
Fillimisht disa burra të paidentifikuar u fajësuan për vrasjen por prova të reja u shfaqën në fillim të janarit.
Në prova përfshihet një letër që shefi i policisë i shkroi kryeministrit.
Në letrën e datës 23 dhjetor 2019 shkruhet: “Hetimet zbuluan se në vendin e krimit ka pasur një komunikim telefonik
Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit ka përgatitur hapat e radhës të procesit të rekrutimit të prokurorëve të rinj,…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në Grupin Punues të formuar…
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar…
Në një lidhje live për Euronews Albania, eurodeputeti kroat Davor Ivo Stier, i pyetur nga gazetarja Esmeralda Mulaj nëse armatosja…
Me 61 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin…
Kryeministri Hristijan Mickoski doli në mbrojtje të mbrojtjes së ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili është në gjyq për abuzime në…