Categories: maqedoni

Mickoski: Grubi nuk organizoi festimet pas lirimit nga arresti shtëpiak dhe kërkoi falje

Kryeministri Hristijan Mickoski mbrojti qëndrimin e mbrojtjes së ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili po gjykohet për abuzime në “Lotarinë Shtetërore”. I pyetur nga gazetarët për festimet me pishtarë dhe fishekzjarre pas lirimit të Grubit nga arresti shtëpiak, Mickoski tha se ish-zëvendëskryeministri nuk kishte organizuar asgjë dhe se kishte kërkuar falje.

Të lidhura

None found

“Për atmosferën e ekzaltuar, dje lexova në media një tekst ku i dyshuari dhe familja e tij u kërkonin falje publikut dhe qytetarëve të vendit, nëse ngjarjet kishin shkaktuar trazira apo ankth”, deklaroi ai.

Sipas Mickoskit, Grubi dhe familja e tij nuk kanë qenë organizatorë dhe nuk synojnë të marrin përsipër organizimin e një sjelljeje të tillë të ekzaltuar nga individë të caktuar.

“Mendoj se kjo lidhet me karakterin e disa individëve, të cilët besojnë se përmes një shfaqjeje të tillë po u vijnë në ndihmë bashkëpartiakëve. Por, sipas meje, ata gabojnë, pasi në të kundërt po ua vështirësojnë pozicionin”, tha Mickoski.

Kryeministri shtoi se Grubi nuk ndodhet në të njëjtën pozitë si një qytetar i lirë, pasi nuk posedon pasaportë dhe nuk lejohet të largohet as nga qyteti, as nga vendi./Telegrafi/

të fundit

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit,…

41 seconds ago

Drejt përfundimit drafti i ri për Dhomat e Specializuara

Drafti i ligjit të ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të përfundojë këtë javë, për t'u proceduar më…

8 minutes ago

Kërçeli kërkon sqarime për investimet në asetet e KEDS-it: Kush i financon milionat?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e regjistrimit të aseteve të KEDS-it, të financuara…

8 minutes ago

Ismajli do të mungojë deri në janar, Torino do ta ketë sërish vitin e ardhshëm

Mbrojtësi Ardian Ismajli e ka mbyllur vitin 2026 para kohe për shkak të lëndimeve që i pësoi në ndeshjen e…

10 minutes ago

Rama kritika inspektorëve dhe Policisë: Jo më gjoba në copa letre, regjistër kombëtar për masat administrative, kamera aktive në trup!

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit të prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, deklaroi se tashmë procesi i vendosjes së gjobave…

13 minutes ago

Prezantohet sistemi unik “e-Gjoba”/ Dashnor Sula: Çdo gjobë do të jetë e gjurmueshme deri në ekzekutimin e saj, qytetari duhet të dijë për cfarë është gjobitur

Është prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë që synon të unifikojë administrimin dhe ndjekjen e gjobave administrative nga institucionet shtetërore.…

19 minutes ago