Categories: Uncategorized

Gjunjëzohet policia! Kërkon falje për vrasjen e George Floyd (FOTO LAJM)

Protesta të mëdha janë mbajtur në SHBA pas vrasjes së George Flyod nga policia.

Por, gjatë fundjavës në tre qytete të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, policia është bashkuar me manifestuesit që protestonin në emër të George Floyd duke marshuar së bashku me ‘ta, dhe në disa raste dhe duke u gjunjëzuar.

Të lidhura

None found

Gjesti i agjentëve të Kamden në Neë Jersey Ferguson, Misuri, Miami, Flint e Miçigan është bërë viral në rrjetet sociale duke tërhequr shumë lavdërime dhe duke shpërndarë një shembull që është replikuar dhe në zona të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Manifestuesit në Flint Micigan, të mbledhur para stacionit të policisë, dëgjuan fjalët e sherifit të kontesë Xhenesi, Kristofer Suanson, i cili foli me ta para se të bashkohej me protestën paqësore pasi dorëzoi kaskon dhe shkopin e gomës në shenjë paqe: E vetmja arsye pët të cilën jemi këtu, është që t’ju japim zë, vetëm për këtë!

Sherifi theksoi se si agjentët e policisë në vend nuk janë të gjithë si ish agjenti Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e Floyd. Ai shtoi se askush nuk duhet të mendojë për asnjë sekondë se ai përfaqëson të gjithë policinë e vendit. Ai tha se policia e adhuron popullin dhe është në rrugë për të ndihmuar njerëzit.

Jashtë stacionit të policisë së Ferguson, në shenjë respekti manifestuesit u gjunjëzuan për nëntë minuta, aq sa zgjati dhe agonia e Floyd gjatë mbytjes. Mes turmës ishin të pranishëm dhe të gjunjëzuar dhe shumë agjentë policie. Turma inkurakoi agjentët për spektaklin e solidaritetit.

Por agjentët janë gjunjëzuar dhe në zona të tjera të shteteve të bashkuara të amerikës, në kontenë e Miamit në Florida, Santa Kruz në Kaliforni, Uashington dhe Nju Jork./abcnews.al

të fundit

Raporti i Antimafias italiane: Grupet shqiptare bashkëpunojnë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n, çfarë zbuloi hetimi Hydra

Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë evidenton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale shqiptare dhe mafieve tradicionale italiane.…

6 minutes ago

“Arbana Osmani personi që më ka zhgënjyer, tjetër në ekran, tjetër në realitet”/ Pas deklaratave të Ori Nebiajt, vjen reagimi i moderatores

Debati mes Arbana Osmanit dhe Ori Nebiajt duket se ka marrë një tjetër zhvillim, këtë herë përmes rrjeteve sociale. Pas…

8 minutes ago

Ballkani Perëndimor pritet të përfshihet në roamingun pa tarifa shtesë të BE-së

Qytetarët e Kosovës dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë së shpejti nga përdorimi i telefonisë…

12 minutes ago

Krimet e luftës në Kosovë, drejtësia ende nuk ka përmbushur pritshmëritë

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, e cila la rreth 10 mijë viktima civile, vetëm 77 persona janë dënuar…

13 minutes ago

Bardhi akuzon kreun e SPAK për favorizim të Ballukut dhe zbulon klinikën ku ajo, sipas tij, shpenzoi mijëra euro për estetikë

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të…

20 minutes ago

81-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet në Durrës

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka…

20 minutes ago