Categories: Uncategorized

Eksperti ngre alarmin: Austria mund të ketë fatin e Italisë në luftën ndaj koronavirusit

Eksperti austriak Shtefan Turner, profesor i shkencave për sistemet komplekse pranë universitetit të mjekësisë në Vjenë, paralajmëron për rrezikun e heqjes së parakohshme të masave kundër përhapjes së koronavirusit në Austri, pasi sipas tij një gjë e tillë do ta dërgonte vendin sikurse Italinë sa i përket numrit të vdekurve.

Gjatë një interviste dhënë agjencisë austriake të lajmeve APA, Turner tha se rënia e numrit të prekurve nuk mund të jetë një shenjë e optimizmit të tepruar duke theksuar se nuk duhet të hiqen masat e ndërmarra.

Të lidhura

None found

“Nëse përqindja e vdekjeve në Austri vazhdon të rritet në javët e ardhshme, atëherë do të arrijë përqindjen e vdekjes sikurse në Itali”, ka shtuar ai.

“Është mirë kur veprimet japin rezultate pozitive, por nëse çdo katër ditë dyfishohet numri i të infektuarve atëherë është e tmerrshme”, shtoi eksperti Turner.

Turner beson se nëse shikohet dhe analizohet se si ka filluar gjithçka në Itali kur është fjala për të vdekurit, Austria gjendet pothuajse në një krizë identike.

Ai madje ka përmendur dy skenarë të mundshëm të situatës aktuale.

Në rastin më të mirë në fillim të prillit do të vie deri te momenti kulmor i të infektuarve me të cilët do të duhej të ballafaqohej sistemi shëndetësor, kurse nga 14 prilli duhet planifikuar mënyra se si të kthehen njerëzit nëpër punë dhe të mos vjen deri te rritja e re e të prekurve me COVID-19.

Kur është fjala për skenarin më të keq, Turner tha: “Nëse po e zëmë se numri i të infektuarve do të shkonte në qindra mijëra deri në fund të prillit, një gjë të tillë nuk do të mund ta përballonte sistemi ynë shëndetësor”.

Se cili skenar është më i mundshëm të ndodh është vështirë të prognozohet në këtë rast.

të fundit

Horoskopi 15 Maj 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Ndikimi i Venusit ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft harmonik gjate kësaj dite. Do i merrni gjerat…

2 hours ago

“Më shkruanin shumë”, Bebe Rexha “mbyll aplikimet” për meshkujt e interesuar për të

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka folur me humor, por edhe sinqeritet, për jetën e saj sentimentale gjatë një…

2 hours ago

Real Madridi fiton pastër ndaj Oviedos, Mbappe vërshëllehet nga tifozët

Real Madridi ka shënuar një fitore të parëndësishme në La Liga. “Los Blancos” e humbën garën për titull xhiron e…

3 hours ago

Kërkoi lirimin nga burgu për arsye shëndetësore, Gjykata në Hagë rrëzon sërish kërkesën e Ratko Mlladiç

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) ia ka hedhur poshtë përsëri kërkesën Ratko Mlladiçit për lirimin të përkohshëm…

3 hours ago

VIDEO/ Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun…

3 hours ago

Me prona dhe banesa në emër të saj/ Karçanaj flet me fjalët e Ramës: Jetoj në shtepi me qira

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka folur për jetën personale, pasuritë dhe sekuestrimet ndaj saj. E ftuar në emisionin "Top…

4 hours ago