Categories: Uncategorized

E rëndë, tri motra kryejnë vetëvrasje dhe lënë një letër ku akuzojnë të vëllanë

Tre motra vranë veten në Torino për një çështje trashëgimie.

Piera, Valeria dhe Gabriella Ferrero, i dhanë fund jetës duke kryer vetëvrasje njëra pas tjetrës brenda pak orëve.

Të lidhura

None found

Ato kishin provuar të vrisnin veten edhe para pesë vjetësh, më 20 korrik 2015 në Valtournenche (Val d’Aosta), por kishin shpëtuar nga ndërhyrja e karabinierëve: dy i kishin bllokuar para se të hidheshin ngalartësitë, e treta ishte nxjerrë nga vetura e cila ishte mbushur me gaz.

Valeria dhe Gabriella, 67 dhe 54 vjeç, u vetëvarën gjatë natës në një vilë në një rrugë të ngushtë të Carmagnolas, ku ka vetëm disa shtëpi të një ferme dhe një qumështore. Piera, 68 vjeç, u gjet e pajetë në ballkonin e shtëpisë së saj, një apartament në qendër të qytetit.

Në tavolinë ajo la një letër ku akuzonte tre avokatët dhe vëllain e saj Aldon, pronar i një dyqani mishi.

Mosmarrëveshja familjare kishte përfunduar në gjykatë, duke arritur në shkallën e fundit të Gjykatës së Kasacionit.

Këto ditë Gjykata Supreme u kishte bërë padrejtësi tre motrave, duke nxjerrë në ankand një pronë për disa dhjetëra mijëra euro.

Fqinjët i përshkruajnë ato si “njerëz të veçantë”. “Ato ishin beqare, nuk kishin burrë dhe as fëmijë. Jetuan për njëra-tjetrën”, tregojnë ata.

Ishte një motër e katërt që vdiq dy vjet më parë nga shkaqe natyrale.

Vëllai i tyre Aldo u mor në pyetje për orë të tëra nga karabinierët pas vetëvrasjes së trefishtë.

Të tre gratë ishin të bindura që ai, me avokatët e tij, i kishte nxjerrë ato në rrugë duke marrë në zotërim apartamente familjare dhe tokë.

Në 1994, njëra nga motrat, Piera kishte raportuar një tjetër abuzim. Ajo akuzonte kryetarin e komunës së Carmagnolas se kishte kërkuar ryshfet prej 50 milion lira për të ndërtuar një rrugë në tokën e saj. Një ankesë që i kishte kushtuar asaj një akuzë për shpifje.

Me pak fjalë, të tre gratë u ndien të bllokuara nga vëllai i tyre, avokatët, gjykatësit dhe gjithashtu nga banorët dhe administrata e Carmagnola, në një rreth fantazëm nga i cili ato vendosën të shpëtonin përmes vdekjes.

të fundit

Zulfaj në Pragë: Kosova synon avancimin e aplikimit për BE dhe statusin e kandidatit

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një vizitë në Pragë, ku ka diskutuar me përfaqësues të…

1 minute ago

Protesters return to the boulevard as police again ask them to leave

Pasi i largoi nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Skënderbej”, policia i ndoqi protestuesit për rreth një orë në…

6 minutes ago

Clashes in Tirana move to Mine Peza; protester throws stones at police vehicles

Tensionet në kryeqytet po vijojnë, ndërsa përplasjes mes protestuesve dhe policisë është zhvendosur në zonën e “Mine Peza”. Forcat e…

7 minutes ago

National Association of Judges responds to Rama: Measures against protesters are determined by the courts, not politics

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimet e…

7 minutes ago

Protests continue in Tirana as crowd marches toward Zogu i Zi and sets up barricades

Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re, ndërsa turma e të rinjve është zhvendosur…

8 minutes ago

Aurela Gaçe and Blendi Salaj join protesters on “Dëshmorët e Kombit” Boulevard

Pjesëmarrjes së qytetarëve dhe studentëve në shesh po i bashkohen vazhdimisht emra të njohur të artit dhe medias. Këngëtarja Aurela…

8 minutes ago