E gjithë bota është në luftë me një armik të padukshëm që dyshohet se erdhi nga ngrënia dhe tregtimi i kafshëve të egra në Wuhan, Kinë.
Për të luftuar këtë virus të frikshëm që po prek të gjithë vendet e botës, shkencëtarët kinezë kanë propozuar të përdorin një ilaç të ri, të prodhuar nga pjesë të kafsheve të egra.
None found
Si për ironi të fatit, kinezët propozojnë këtë antibiotik edhe pse dyshohet se virusi COVID-19 u “lind” nga konsumimi i mishit të kafshëve të egra.
Në listën e ilaçeve të propozuara në Kinë, gjendet edhe ky antibiotik i cili është pritur me shumë kritika nga popullata dhe ekspertët.
Pavarësisht dyshimeve, vlen për t’u theksuar se burimi i koronavirusit të ri, është ende i pakonfirmuar zyrtarisht, por shkencëtarët kinezë mbrojnë teorinë se ky virus vjen nga ngrënia e lakuriqve, gjarpërinjëve, minjve etj, kafshë e zvarranikë të cilët shiteshin në tregun e Wuhan.
Ilaçi quhet “Tan Re Qing”, dhe është një zgjidhje e prodhuar nga kompania farmaceutike “Shanghai” duke ndjekur teoritë tradicionale të mjekësisë kineze.
Daily Mail shkruan se ilaçi është bërë nga pluhur i mëlçisë së ariut, brirë dhie dhe tre llojë bimësh.
Ilaçi mund të trajtojë pacientët me sëmundje të frymëmarrjes, përfshirë pneumoni, bronkit akut dhe bronkit kronik.
Në fillim të këtij muaji, qeveria rekomandoi ilaçin, dhe së bashku me gjashtë produkte tradicionale të mjekësisë kineze do të mjekonin pacientët e prekur nga koronavirusi.
Dr Jan Schmidt-Burbach, Shefi Global i Kërkimeve të Jetës së egër e quajti këtë veprim të qeverisë kineze, jashtëzakonisht zhgënjyes.
Kafshët e egra që përdoren si burim për mjekësinë tradicionale kinezë është një nga abuzimet më të egra në botë, dhe do të këtë pasoja të mëdha në të ardhmen. Është tragjike dhe ironike të rekomandosh trajnimin e COVID-19 me ilaçe të prodhuara nga pjesë të kafshëve të egra, kur ky virus lindi nga konsumimi i këtyre kafshëve…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…