Categories: Uncategorized

“Do të përfundojë keq”, publikohen bisedat private mes Harryt dhe babait të Meghan (FOTO LAJM)

Sipas dokumentave të dorëzuara në gjykatën e lartë britanike, para dasmës në maj të 2018-s, Princ Harry iu lut Thomas Markle, babait të Meghan, të mos fliste më me shtypin.

Dokumentat e dorëzuar në emër të Dukeshës së Sussex vërtetojnë se Princ Harry i dërgoi disa mesazhe Thomas Markle më 14 maj – shkurtimisht pasi Thomas njoftoi se s’do të ishte i pranishëm në dasmën e tyre më 19 maj.

Të lidhura

None found

Harry i tha se ai dhe Meghan nuk i mbanin mëri që s’do të vinte në dasmë.

Më 14 maj 2018, Princ Harry i shkruajti: “Tom, Harry jam sërish! Kam vërtet nevojë të flas me ty. Nuk ke pse kërkon falje, i kuptojmë rrethanat, por nëse e bën publike këtë gjë, thjesht do të përkeqësosh gjendjen.

“Nëse e do Meghan dhe do të rregullosh punët me të, të lutem më telefono. Janë dy mundësi të tjera që nuk përfshijnë median, që padashje shkaktoi këtë situatë. Të lutem, më telefono që ta shpjegoj. Unë dhe Meg nuk jemi të nevrikosur, thjesht duhet të flasim me ty. Faleminderit,” shkruajti ai.

Mesazhet u publikuan si pjesë e padisë së Dukeshës së Sussex kundër Associated Newspapers, që boton Mail on Sunday, për cënim të privatësisë dhe shkelje të të drejtës së autorit pasi gazeta publikoi pjesë të një letre që Meghan i kishte shkruar të atit, dërguar pak kohë pas dasmës me princin.

Sipas gazetës, Meghan i ishte ankuar të atit sepse ai s’i kthente përgjigje tentativave të saj për kontakt. Veprimet e tij “i thyen zemrën në një milion copa.”

Artikulli origjinalë në Mail on Sunday përfshinte edhe aludime nga Thomas Markle. Sipas tij, ai është përpjekur disa herë për të rregulluar marrëdhënien.

Avokatët e Dukeshës thanë se mesazhet u publikuan për të dëshmuar realitetin, që dallon rrënjësisht nga rrëfimet e Thomas Markle.

Në një tjetër mesazh, Harry i shkruan Thomas: “Nëse i përgjigjesh shtypit, për çfarëdolloj gjëje, do të përfundojë keq. Më beso Tom. Vetëm ne mund të të ndihmojmë, si të kemi ndihmuar që nga fillimi.”

Thomas nuk iu përgjigj Harry-t, por publikoi një deklaratë në TMZ dhe njoftoi se kishte përfunduar në spital pas një infarkti.

Një ditë më vonë, më 15 maj, Meghan i shkruajti të atit: “Të kam telefonuar gjithë fundjavën dhe s’i je përgjigjur asnjërës. Jam shumë e shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë tënde. Kemi marrë masa për të të mbrojtur, por s’e di ç’mund të bëj më shumë nëse ti s’më kthen përgjigje. A ke nevojë për ndihmë? A mund të dërgojmë një tjetër ekip truprojash? Më vjen shumë keq që je në spital, por të lutem na shkruaj. Ku ndodhesh?”

Meghan i shkruajti sërish dhjetë minuta më vonë për t’i thënë se i kishin dërguar një ekip truprojash për t’u kujdesur për të, por Thomas i refuzoi.

I ati e telefonoi Meghan në 4:57 të mëngjesit më 19 maj (mëngjesin e dasmës), por prej orarit, askush s’iu përgjigj. Në vijim, Thomas nuk pati kurrfarë kontakti me Dukeshën.

Harry dhe Meghan u martuan atë ditë në Windsor, Angli.

The Mail on Sunday dhe kompania prind Associated Newspapers kanë thënë më parë se i qëndrojnë artikullit të botuar dhe se do ta mbrojnë deri në fund.

Meghan Markle dhe i ati s’flasin dhe përveç akuzave të forta nga i ati në drejtim të saj, nuk dihen arsyet e sherrit të tyre.

të fundit

Zgjedhjet në SHBA/ Demokrati Adam Hamilton i jep fund dominimit 94-vjeçar republikan në Kansas, siguron mandatin në Senat

Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…

6 minutes ago

Sonte mposhtëm Goliathin”, demokrati James Talarico thyen dominimin republikan në Teksas pas 38 vitesh

Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…

7 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të mërkurë, një dollar amerikan, blihet me 80.7 lekë dhe shitet me 81.7 lekë. Euro, blihet me 90.6 lekë…

8 minutes ago

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…

11 minutes ago

Costa: Reformat mund t’i çojnë më shpejt Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën drejt BE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë…

11 minutes ago

Në Kuvend zhvillohen diskutime për të drejtat e njeriut, diplomacinë dhe financat

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, janë paraparë të mbahen disa takime të komisioneve parlamentare, ku…

22 minutes ago