Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, ka folur për vaksinën kundër COVID-19 teksa theksoi se “paratë nuk janë problem”.
Sipas tij, problemi ka të bëjë me kohën.
Gates tha se mund të duhen rreth 18 muaj për të arritur në krijimin e një vaksine kundër koronavirusit.
“Mungesa e përgatitjes nga të gjithë shtetet për një pandemi do të bëjë që të nevojitet kohë për një kurë ndaj COVID-19. Gjatë 18 muajve që do të duhen për të prodhuar vaksinën, protokolle do të anashkalohen pasi do të ketë më pak teste të sigurta seç ka normalisht”, u shpreh ai.
Vaksinave zakonisht iu duhen 5-6 vite që të kompletohen, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ky proces duhet të ecë me shpejtësi.
Gates premtoi se paratë nuk do të jenë një pengesë për gjetjen e vaksinës dhe u shpreh se do të vazhdojë të nënshkruajë çeqe për këtë qëllim, më shpejt se çdo qeveri.
Spekulimet për një romancë mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit, pasi të dy janë…
Shtetet e Bashkuara u tronditën të shtunën nga një akt i rëndë dhune që ndodhi në Minnesota, ku dy persona…
Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i Vërtetë”…
Rayan Cherki është një nga ato emra që po bën bujë në shtypin anglez. Që kur u ble nga Manchester…
FIFA ka bërë një ndryshim në minutën e fundit para nisjes së Kupës së Botës për Klube me 32 ekipe,…
Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren qe do të shqyrtojë rekursin e Erjon Veliaj, kryebashkiak i Tiranës aktualisht nën arrest…