lifestyle

Flasin ekspertët! – Çelësi i një viti shkollor të suksesshëm për fëmijët nuk është ajo që mendoni ju PRINDËR!

Fillimi i një viti të ri shkollor sjell një mori përgjegjësish për prindërit. Blerja e pajisjeve dhe rrobave shkollore, plotësimi i formularëve dhe organizimi i gjithçkaje të nevojshme për t’i përgatitur fëmijët për shkollë janë të gjitha shqetësime të mëdha gjatë kësaj kohe.

Por me gjithë fokusin te pajisjet dhe përgatitja, është e lehtë të anashkalohet diçka po aq e rëndësishme, sipas profesorit dhe studiuesit të psikologjisë Dr. James Pawelski dhe këshilltares Suzie Pileggi Pawelski.

Të lidhura

None found

“Një zakon kyç që nuk duhet ta harrojmë është inkurajimi i fëmijëve për të ndërtuar miqësi të shëndetshme dhe të sinqerta. Është kjo lidhje që sjell një ndjenjë pranimi dhe mirëkuptimi, i ndihmon ata të zhvillojnë qëndrueshmëri dhe ofron mbështetje në vitet kur kanë më shumë nevojë. Në një kohë kur shumë të rinj vuajnë nga vetmia, investimi në marrëdhënie bëhet thelbësor”, shpjegojnë Dr. James dhe Suzie.

Miqësitë sjellin përfitime të rëndësishme, ato zvogëlojnë stresin, rrisin kënaqësinë në jetë dhe ndihmojnë në të mësuarit e aftësive të tilla si bashkëpunimi, kompromisi dhe komunikimi.

“Ato shoqërohen gjithashtu me performancë më të mirë akademike dhe më pak ankth. Marrëdhëniet e hershme shoqërore kanë një efekt pozitiv afatgjatë dhe përmes tyre fëmijët fitojnë vlera të tilla si besimi dhe ndershmëria”-theksojnë ekspertët.

Së fundmi, është e rëndësishme të kujtojmë se kemi nevojë për miqësi në çdo moshë.

“Gjatë kësaj periudhe përgatitjeje për shkollën, nuk duhet të harrojmë sa shumë më të forta janë lidhjet sesa çdo lëndë apo aktivitet.

Qofshim shtatë apo shtatëdhjetë vjeç, miqësitë janë themeli i mirëqenies sonë dhe investimi në to gjithmonë ia vlen”, përfunduan Dr. James dhe Suzie.

të fundit

Ofensiva amerikane në Iran hyn në fazën e katërt, Hormuzi vijon i bllokuar/ Trump sinjalizon goditje të mëtejshme

Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër caqeve brenda territorit iranian po vijojnë për të katërtën ditë radhazi, teksa klima…

51 seconds ago

Arsenali rinis kontaktet me Atletico Madridin për Alvarezin, por Barcelona mbetet destinacioni i ëndërruar i sulmuesit

Arsenali ka zhvilluar diskutime të reja me Atletico Madridin për një transferim të mundshëm të Julian Alvarez, megjithatë sulmuesi argjentinas…

43 minutes ago

Real Madridi synon portierin rekordmen të Botërorit, Unai Simon në radarin e klubit

Real Madridi ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen e portës së tij dhe një nga emrat që po…

2 hours ago

Zhgënjimi i thellë i Mbappes pas humbjes me Spanjën: Ata ishin superiorë, ne nuk zbatuam planin tonë të lojës

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

4 hours ago

Deschamps pranon epërsinë e Spanjës, por vë në dyshim aftësitë e gjyqtarit për gjysmëfinalen

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

5 hours ago

Kroos mbron Tuchelin pas përplasjes me Bellingham: Trajneri kishte plotësisht të drejtë

Deklaratat e Jude Bellingham pas fitores së Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 vazhdojnë të shkaktojnë…

6 hours ago