Armenia dhe Azerbajxhani janë tashmë në një konflikt të armatosur mes tyre për rajonin e Nagorno Karabakh-ut.
Armenët raportuan sot 26 ushtarë të vrarë në këtë rajon duke çuar numrin zyrtar të të vdekurve në mbi 100, ndërsa dëmet materiale në të dyja anët janë të shumta.
None found
Ministritë e Mbrojtjes respektive publikojnë pamje të tankeve dhe sistemeve anti-ajrore që shkatërrohen prej dronëve apo artilerisë, ndërsa frika më e madhe qendron diku tjetër, shkruan albeu.com.
Rusia dhe Turqia janë aleatët respektivë te Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe një përfshirje e tyre në luftë do të kthente përmbys balancat jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.
Rusia dhe Turqia janë aleatë por edhe rivalë në Siri, por ekspertët mendojnë se konflikti në Nagorno Karabakh mund t’i çojë të dy fuqitë përballë njëra-tjetrës nisur edhe nga raportet e ngushta që Armenia ka me Rusinë dhe Turqia me Azerbajxhanin.
Armenia dhe Azerbajxhani luftojnë mbi rajoni e Nagarno Karabakh-ut, territor që shtrihet brenda shtetit azer, por i banuar nga shumicë teknike armene.
Prej fillimit të viteve ’90 rajoni, i njohur nga armënët si Republika Artsakh, vetëqeveriset, por nuk gëzon njohjen ndërkombëtare pasi OKB e konsideron si territor të Azerbajxhanit.
Azerët shprehen se po luftojnë për territorin e tyre, ndërsa armënet i mëshojnë vetëvendosjes, pra ndarjes nga Azerbajxhani. /albeu.com
Rruga Qafë Buall–Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit, është bllokuar këtë të enjte pas shembjes së një masivi…
Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Kinë i shoqëruar nga një zyrtar që mbante të ashtuquajturën “çantë bërthamore”, pajisje që…
Ukraina ka goditur për herë të tretë brenda një jave urën strategjike që lidh Rusinë me Krimenë. [...]Read More...
Qeveria italiane po përgatit ndryshimet përfundimtare në projektbuxhetin e vitit 2027, ku në fokus janë pensionet, shëndetësia, lehtësitë fiskale për…
“Nëse fëmijët tuaj janë në Roblox, ata nuk janë aspak të sigurt.” Me këtë deklaratë senatori Josh Hawley hapi seancën…
Projektligji i ri për donacionet dhe sponsorizimet ka marrë miratimin nen për nen dhe në tërësi në Komisionin për Edukimin,…