Categories: Uncategorized

A ekziston vërtet COVID-19? Bill Gates i përgjigjet teorive konspirative

“New York Times”, ka analizuar publikimet në Facebook dhe konstatoi se ka rreth 16 mijë postime që lidhen me teori konspirative rreth koronavirusit dhe Bill Gates, themeluesit të Microsoft.

Në një intervistë me gazetarin e CNN, Anderson Cooper, i cili pranoi edhe vetë se ishte subjekt i disa teorive konspirative, Gates u përpoq t’i jepte një shpjegim.

Të lidhura

None found

“Zakonisht ata përdorin informacionin zyrtar. Fondacioni im ka dhënë më shumë para për vaksina që shpëtojnë jetë se çdo grup tjetër, ndërsa ata thonë që ne fitojmë para nga kjo dhe po përpiqemi të vrasim njerëzit me vaksina, duke shpikur gjëra. Është e vërtetë që ne jemi të lidhur me vaksinat, por ata përmbysin lidhjen”, tha Gates.

Një prej teorive konspirative më të përhapura është se Bill Gates bën pjesë në një grup që synon kontrollin e botës përmes injektimit nëpërmjet vaksinës të një çipi në trupin e njeriut.

“Shpresoj që kjo të mos krijojë refuzim ndaj vaksinës, sepse ka shumë specialistë në sektorin privat që po punojnë për të arritur te një vaksinë. Shifrat e konspiracionistëve më befasojnë, por shpresoj që konspiracionet të shuhen.

Kombinimi i pandemisë me rrjetet sociale është i keq, pasi njerëzit kërkojnë shpjegime tepër të thjeshta. Duan të dinë vetëm kush është i keqi në këtë mes.

Gjithçka është e lidhur me politikën, ndoshta në SHBA më shumë se në shtete të tjera. Vaksinat nuk është se ishin edhe aq popullore edhe para se të niste e gjithë kjo”, u shpreh miliarderi amerikan, i cili prej vitesh ka hapur edhe një fondacion për të ndihmuar të varfrit.”

të fundit

Kosova dhe Turqia diskutojnë bashkëpunimin për ujërat, digat dhe lumenjtë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me ministrin e Bujqësisë së Turqisë, İbrahim Yumaklı,…

1 minute ago

Dhuna në familje në RMV: 70 për qind më shumë raste të raportuara, mbi 5.500 vepra penale në pesë vjet

Numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje në Maqedoninë e Veriut është rritur për 70 për qind në…

1 minute ago

Ramadan Zoto, me shtatë emra në regjistrat grekë, nga përplasja në Sarandë te djegia e lokalit në Ksamil dhe pista e Tiranës

Një tjetër episod i dyshuar i përplasjes mes grupeve kriminale në Sarandë dhe Ksamil është regjistruar më 29 nëntor 2025,…

7 minutes ago

Hoti mohon heqjen e statusit të dëshmorit për Krasniqin, Aganin, Malokun dhe Kelmendin

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj raportimeve se Qeveria u ka hequr…

12 minutes ago

Dënohet shoferi që përplasi për vdekje 12-vjeçarin në Britani dhe u arratis në Letoni për dy vite

Një aksident tragjik që i mori jetën një 12-vjeçari në Britaninë e Madhe ka përfunduar me dënimin me burg të…

16 minutes ago

SHBA-ja dhe Kina zhvillojnë takimin e parë të Bordit të Tregtisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë zhvilluar të premten takimin e parë zyrtar të Bordit të Tregtisë, një…

16 minutes ago