Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán në një intervistë që ka dhënë për kriminologen e njohur Mónica Ramírez Cano, ka pranuar se varësia e tij e vetme, nga e cila kishte vuajtur ndonjëherë, kanë qenë gratë, dhe se ai është babai i 23 fëmijëve.
Mësohet se ky poshim është dhënëpasi forcat meksikane të sigurisë kishin vënë në pranga bashkëthemeluesin e kartelit të Sinaloas. ndërkohë Cano së fundmi ka ndarë për publikun një pjesë të shkurtër nga intervista e cila sipas mediave të huaja është regjistruar ne vitin 2016.
None found
Sipas asaj që ai ka dhënë në intervistë 63-vjeçari është martuar 4 herë.
Ai u martua për herë të parë në 1977 me Alejandrina María Salazar Hernández, me të cilën kishte katër fëmijë. Ai më pas u martua me nëpunësen e bankës, Estela Peña, por nuk kishte asnjë fëmijë me të.
Martesa e tretë e El Chapo ishte mes të viteve 1980 kur ai u lidh me Griselda López Pérez, nëna e Édgar, Joaquín Jr, Ovidio dhe Griselda Guadalupe.
Martesa e tij e katërt dhe e fundit ishte në vitin 2007 kur ai i tha po ish- mbretëreshës së bukurisë Emma Coronel, e cila në gusht 2011 solli në jetë vajzat binjake të çiftit, Maria Joaquina dhe Emali Guadalupe.
‘Ai është një person i respektueshëm, kujdeset shumë për sjelljen, shumë i rezervuar. Nëse i fitoni besimin, atëherë mund të flisni me të gjatë dhe mund të kuptoni se si funksionon mendja e tij’, tha Ramírez Cano.
El Chapo, i cili aktualisht është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Colorado, thuhet se fitoi mbi 12,6 miliardë dollarë si drejtues i kartelit të drogës.
‘Ai nuk është psikopat, por ka tipare të tilla dhe narciste, që pasqyrohen në nevojën për admirim, për t’u ndjerë unik’, tha Capo.
Sot në 19:00 do të mbahet protesta masive e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej…
Muaji qershor shënoi një rekord të ri historik për temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në të gjithë botën, në një situatë…
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë do të mbahen më 18 prill dhe 2 maj 2027. Vendimi është konfirmuar për…
Eurodeputetja gjermane e grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Jutta Paulus, ka reaguar pas incidenteve mes protestuesve dhe policisë…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar forcat e armatosura izraelite të shkatërrojnë plotësisht infrastrukturën e Hezbollahut në jug të…