Vetëm një ditë pasi rriti çmimin e naftës me 2 lekë, Bordi i Transapencës është mbledhur sërish ditën e sotme.
Me vendimin e datës 26 janar, ka vendosur të ulë çmimin e nafës me 4 lekë, pra nga 210 lekë/litri, nga sot nafta do të shitet me 206 lekë/litri.
None found
Benzina është ulur me 1 lekë, nga 192 lekë/litri do të tregtohet me 191 lekë/litri.
Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, 69 lekë/litri.
Vendimi
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 25.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 879, -13 nga data 24.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 947, -31 nga data 24.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 51 (-0.05 nga data 24.01.2023).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 113 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës./Albeu.com
Mirela HaxhiajGazetarja Mirela Haxhiaj, ka qenë e ftuar në emisionin “Mega Botërori” në A2CNN [...]Read More...
Kombëtarja e Norvegjisë ka shkaktuar befasinë e radhës në Kampionatin Botëror 2026 për të eliminuar Brazilin.Edhe pse Brazili kishte rastet…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një intervistë për Fox News, ka deklaruar se ndan të njëjtat qëllime me presidentin amerikan…
Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër…
Volodymyr Zelensky ka njoftuar se inteligjenca ukrainase ka marrë informacione sipas të cilave Rusia është duke përgatitur një sulm të…
Ndonëse kanë kaluar gati tri dekada nga përfundimi i luftës në Kosovë, fati i rreth 1.600 personave të zhdukur ende…