Categories: Uncategorized

Bilanci i infektimeve nga Covid-19, asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 642 testime, 20 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 85 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 642 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 20 qytetarë, në këto bashki:
15 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 1 qytetar në Fier, Divjakë.
Janë 291 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 85 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,424 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (04 Maj 2022)

Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 85
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 642

Testime totale 1,808,952
Raste pozitive 275,211
Raste të shëruara 271,424
Raste Aktive 291
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 199
Fier 31
Vlorë 15
Shkodër 9
Elbasan 9
Korçë 8
Gjirokastër 7
Durrës 5
Kukës 3
Lezhë 3
Berat 2/albeu.com

të fundit

Horoskopi 9 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Iu pret një fundjavë e rëndësishme, ku Marsi dhe Venusi do të jenë mjaft të favorshëm, ndaj bëni mirë…

4 hours ago

Manchester United – Tottenham do të jetë finalja e Ligës së Evropës

Dy skuadrat angleze, Manchester United dhe Tottenham, kanë fituar edhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale, për të kaluar në finale të…

4 hours ago

A mund të kemi rrotacion në 11 maj? Çfarë mendojnë Nazarko, Zogaj, Xama dhe Bushati

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV po diskutohet për zgjedhjet e 11 majit dhe synimet e opozitës për t’u…

4 hours ago

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uron Papa Leone XIV: Moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar Papën Leone XIV, i cili u zgjodh këtë të enjten…

4 hours ago

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa…

5 hours ago

Aksident në Tiranë, makina përfundon në korsinë e biçikletave anës Lanës

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në vendin e quajtur Ura e Tabakëve. Nga të dhënat…

5 hours ago