Categories: Uncategorized

Berisha vendoset në arrest shtëpiak, reagon Bardhi: Abuzimi me ligjin lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendosjes së masës së arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Bardhi u shpreh se abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi dhe se drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën.

Të lidhura

None found

Sipas tij një deputeti nuk mund t’i pezullohet ushtrimi i funksionit, që “de facto” arrihet nëse atij i ndalohet komunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politike qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji.

Deklarata e plotë:

Tejkalimi i nevojës, veprimeve të arsyeshme dhe abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi. Opozita vërtetë nuk ka betejë me drejtësinë, por e kundërta e kësaj duhet të jetë edhe më e zëshme: drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën.

E në këtë drejtim, një deputeti nuk mund ti pezullohet ushtrimi i funksionit, që defacto arrihet nëse atij i ndalohet kumunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politik qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji.

Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës.

Përndjekja politike ndaj opozitës do ta rradhiste Shqipërinë krah Rusisë, dhe jo krah vendeve të NATO-s apo BE-së. Në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, cilido mund të hetohet dhe nëse rezulton i fajshëm të dënohet.

Por në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, askush nuk mund të përndiqet politikisht, askush nuk duhet të trajtohet përtej standarteve që lejon ligji dhe janë të nevojshme në një shoqëri me drejtësi dhe barazi. Abuzimi, tejkalimi dhe mungesa e arsyes janë gjithmonë PADREJTËSI!

të fundit

BDI: Sulmi ndaj Arbana Pashollit tregon fytyrën e vërtetë të një qeverie pa përfaqësim etnik

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj, siç e cilëson, sulmit verbal të Ivan Stoilkoviqit ndaj deputetes Arbana Pasholli,…

2 minutes ago

PDK zyrtarizon qëndrimin në opozitë, ekspertët paralajmërojnë përçarje të brendshme

  Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë si parti opozitare në procesin e formimit të institucioneve të…

3 minutes ago

Hoxhaj warns Kosovo could fall behind the region in European integration

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se Kosova rrezikon të mbetet…

4 minutes ago

Besjan Rexhepi challenges new Justice Minister: Give the Jurisprudence exam in Albanian, enforce the law

Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore, Besjan Rexhepi, ka reaguar pas emërimit të Jeton Shasivarit në postin…

4 minutes ago

Montenegrin National Arrested for Driving at 205 km/h on Gevgelija Motorway

MPB Maqedoni njofton se dje 13.07.2026 në orën 11:09 të mëngjesit në autostradën A1, pranë fshatit Miletkovë, Gjevgjeli, oficerë policie…

4 minutes ago

Ilirjana Kuçana Calls on Flamur Noka to Withdraw from Race for Democratic Party Secretary-General

Anëtarja e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka kërkuar që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, të tërhiqet nga gara…

5 minutes ago