tech

Zbulohen problemet e para të iPhone 14, alarmohen përdoruesit

I shumëprituri IPhone 14 Pro doli më në fund në shitje të premten, ndërsa një numër i madh “fanatikësh” zunë vend në radhë në dyqanet e Apple për t’u bërë ndër të parët që do të kenë në dorë pajisjen e re.

Por disa blerës të hershëm po raportojnë tashmë një problem të çuditshëm – lentja kryesore e kamerës së pasme dridhet fizikisht dhe tronditet në momentet kur po bëjnë foto ose video në disa aplikacione të palëve të treta, duke përfshirë Snapchat, TikTok dhe Instagram.

Të lidhura

None found

Është e paqartë se sa i përhapur është problemi ose cili është shkaku themelor. Megjithatë, disa përdorues të shqetësuar të iPhone 14 Pro i janë drejtuar Reddit dhe Twitter për të përshkruar përvojat e tyre dhe për të ndarë video që demonstrojnë këtë problem.

“Iphone 14 Pro sapo mbërriti dhe kur hapa Snapchat, kamera po dridhej shumë dhe bëri një zhurmë mekanike mjaft të çuditshme”, shkroi një përdorues.

Apple ende nuk ka komentuar mbi këtë çështje, por disa përdorues kanë sugjeruar se mund të jetë për shkak të një gabimi softuerësh që ndikon në stabilizimin optik të imazhit të pajisjes.

Nëse ky është problemi, Apple mund të zbatojë një rregullim në përditësimin e tij iOS 16.1./albeu.com/

të fundit

Lubonja: The November 28 protest failed to create a joint representation; division and infiltrators are weaknesses

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar organizimin e protestës së 28 Nëntorit, duke evidentuar mungesën e një përfaqësie të përbashkët mes…

2 minutes ago

Police attack MP Erald Kapri with toxic gas during protest

Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri është sulmuar me lëndë helmuese nga policia në protestë ditën e sotme. Siç mund…

2 minutes ago

Migrant crisis worsens in Crete, with more than 1,100 arrivals within 24 hours and two fatalities

Një valë e madhe mbërritjesh emigrantësh është regjistruar gjatë së shtunës në ishullin e Kretës dhe në Gavdos të Greqisë,…

2 minutes ago

On the 114th anniversary of Independence, the Ministry of Defense honors Isa Boletini

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka nderuar sot figurën e Isa Boletinit në 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,…

2 minutes ago

Mercedes pezullon investimet e reja në Gjermani dhe shqyrton mundësinë e mbylljes së fabrikave

Vështirë se ndonjë markë tjetër makinash në botë mishëron “Made in Germany” aq sa Mercedes-Benz. Megjithatë, tani edhe prodhuesi i…

5 minutes ago

Policia e Dubait shton në flotën luksoze edhe BMW M 1000 RR

Policia e Dubait ka pasuruar flotën e saj luksoze me një motoçikletë sportive BMW M 1000 RR, një nga modelet…

6 minutes ago