Twitteri është në fazë shumë kritike të ekzistencës së tij. Bota po shikon njeriun më të pasur në botë të shkatërrojë një nga platformat më të fuqishme dhe më të rëndësishme të komunikimit në botë, vetëm disa javë pasi e bleu atë për 44 miliardë dollarë.
Musk paralajmëroi se pa të ardhura të konsiderueshme nga abonimet, ekziston një shans i mirë që Twitter të mos mbijetojë për shkak të rënies ekonomike. Në takimin e tij të parë me punonjësit e Twitter, Bloomberg raportoi se Musk tha se falimentimi është është afër nëse kompania nuk fillon së shpejti të gjenerojë më shumë para.
None found
Një rregullator amerikan thotë se po i shikon ngjarjet në Twitter me shqetësim të thellë pasi zyrtarët kryesorë të privatësisë dhe pajtueshmërisë së platformës raportohet se u larguan.
Komisioni Federal i Tregtisë tha se shefi i ri ekzekutiv Elon Musk “nuk ishte mbi ligjin”.
Mundësia e përdoruesve për të blerë statusin e verifikuar si pjesë e një abonimi të ri ka ngritur shqetësimin se Twitter mund të mbushet me llogari të rreme.
Yoel Roth, i cili kishte qenë kreu i sigurisë së Twitter, përditësoi profilin e tij në platformën e mediave sociale për të treguar se ai nuk kishte më këtë rol.
Shefi i privatësisë Damien Kieran dhe shefja e pajtueshmërisë Marianne Fogarty dhanë dorëheqjen sipas raporteve po ashtu edhe shefja e sigurisë së kompanisë Lea Kissner gjithashtu .
Që nga marrja e përgjegjësisë, Musk ka shkarkuar ish-shefin ekzekutiv Parag Agrawal dhe drejtues të tjerë të lartë. Shefat e reklamave dhe marketingut të kompanisë janë larguar gjithashtu, duke shtuar shqetësimet se Twitter nuk ka mjaftueshëm njerëz për të mbikëqyrur që ai të mbetet në përputhje me rregulloret.
Përveç kësaj, disa reklamues të mëdhenj janë trembur nga drejtimi që Musk po merr firmën e mediave sociale. Twitter fiton pjesën më të madhe të parave të tij përmes reklamave, por disa reklamues të mëdhenj kanë ndaluar shpenzimet ndërsa bëjnë një bilanc të ndryshimeve që po sjell Musk.
Gjithnjë e më shumë kanadezë po zgjedhin të mos udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, në një bojkot që lidhet me…
Vazhdon situata kritike nga zjarret në Lurë. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe rrezikojnë banesa të banuara në zonë. Mbi…
Julian Alvarez ka kërkuar një takim urgjent me drejtorin e përgjithshëm të Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, këtë të…
Mbi 95% e bashkive të Shqipërisë janë prekur nga fatkeqësitë natyrore në dy dekadat e fundit, ndërsa zjarret kanë shkatërruar…
Donald Trump kundër Europës nuk ka të bëjë vetëm me Groenlandën dhe NATO-n. Ekziston edhe një garë tjetër që zhvillohet shumë…
Enzo Maresca ka konfirmuar se pret që Manchester City të bëjë një ose dy nënshkrime tjera në pjesën e mbetur…