Categories: tech

Surprizojnë “Instagram” dhe “Facebook”, kjo është risia e radhës

Kompanitë e rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram njoftuan se po planifikojnë që të lejojnë përdoruesit të fshehin pëlqimet në një postim. Të dyja platformat do t’i lejojnë përdoruesit të shmangin plotësisht butonin like (pëlqej) ose thjesht t’i mbajnë shifrat e pëlqimeve për vete, tha shefi i Instagram-it, Adam Mosseri.

“Njerëzve do t’ju mundësohet të vendosin nëse dëshirojnë t’i bëjnë publike pëlqimet apo jo”, tha Mosseri në një konferencë pë media, raporton AFP.

Të lidhura

None found

Ai tha se pret që publikuesit e rinj të kundërshtojnë më shumë këtë masë, pasi ata zakonisht përpiqen të rrisin popullaritetin e tyre, duke treguar se sa njerëz i pëlqejnë postimet e tyre.

Instagram e ka testuar këtë opsion që shumë kohë.

“Më 2019, ne u lejuam një grup njerëzish që të fshehin pëlqimet, për të kuptuar nëse kjo zvogëlon disa presione kur poston në Instagram”, tha një zëdhënës i Facebook-ut, për AFP në muajin prill.

“Disa njerëz e panë si të dobishme, por disa ende dëshironin që të mund të gjurmonin kush është i famshëm”, tha Facebook, që ka në pronësi edhe rrjetin Instagram.

Gjatë testimit të këtij opsioni u dëshmua se disa njerëz postuan më shumë kur u hoq mundësia që ata të gjykohen nga përdoruesit tjerë, tha Mosseri.

Ngarendja pas faktit se sa njerëz pëlqejnë postimet në rrjete sociale mund të shihet si simbol i statusit social, duke ngritur shqetësime për shëndetin mendor.

Disa ekspertë thonë se kërkimi i madh për “pëlqime” mund të krijojë varësi dhe të ketë efekte shkatërruese, veçanërisht për të rinjtë.

Facebook tha se ka punuar me ekspertë për të kuptuar se si ndryshimet e këtij modeli të fshehjes së pëlqimeve, që është testuar nga Instagram, mund të mbështesë mirëqenien e përdoruesve.

të fundit

Braçe opposes Veliaj over Zhaneta Beqiri’s dismissal and seeks reversal of decision signed from jail

Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për vendimin e shkarkimit të Zhaneta Beqirit, drejtoreshës së çerdheve…

6 minutes ago

Details from stabbing in Korçë, 30-year-old injured during street conflict

Policia ka dhënë informacionet e para për plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Neviçisht të Korçës. Sipas njoftimit zyrtar,…

7 minutes ago

Knife attack in Korça, injured person rushed to hospital

Një person është plagosur me thikë në qytetin e Korçës. I lënduari është transportuar drejt spitalit të qytetit, ku po…

7 minutes ago

Harsh reaction of the Student Parliament of the University of Prishtina to rector Hajrullahu: they seek a new meeting with the Governing Council, not excuses

Një ditë para protestë së paralajmëruar, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka dalë me reagim të ashpër pas komunikatës…

7 minutes ago

EPP expected to vote on suspension of Vučić’s SNS over accusations of destabilizing Kosovo and the region

Ka marrë kohë të gjatë, por tani duket se Partia Popullore Evropiane (EVP) më në fund është drejt një vendimi.…

7 minutes ago

Ministry of Finance launches fourth issuance of citizen bonds, experts seek clarity on use of funds

Pas tri emetimeve të mëparshme Ministria e Financave lëshohet ofertë e re për qytetarët. Kësaj radhe, shteti synon të marrë…

8 minutes ago