Categories: tech

Studimi: ChatGPT për Adoleshentë përbën “rrezik të papranueshëm” për fëmijët

Një analizë e kryer nga Instituti i Sigurisë së IA-së për të Rinj i Common Sense Media arrin në përfundimin se ChatGPT për Adoleshentë, shërbimi i OpenAI, paraqet një “rrezik të papranueshëm” për fëmijët, edhe pas masave të reja të sigurisë.

Të lidhura

None found

Common Sense Media i ka bërë thirrje OpenAI-t që ta lejojë përdorimin e ChatGPT-së vetëm për personat mbi 18 vjeç, deri në momentin kur të korrigjohen problemet e evidentuara nga studiuesit në njoftimet për prindërit, trajtimin e situatave të krizës, mbrojtjen e procesit të të nxënit dhe verifikimin e moshës.

Për të realizuar vlerësimin, studiuesit parashtruan më shumë se 4,000 pyetje përmes llogarive të regjistruara në emër të përdoruesve nga 13 deri në 17 vjeç. Përgjigjet e sistemit u analizuan më pas nga ekspertë, mes tyre psikiatër fëmijësh dhe një pediatër.

Sipas institutit, llogaritë e reja të lidhura me prindërit nuk dhanë asnjë sinjalizim, edhe në rastet kur testuesit diskutuan për rreth një orë mbi mendimet vetëvrasëse, vetëlëndimin ose çrregullimet e të ngrënit.

“ChatGPT për Adoleshentë mund t’u krijojë prindërve një ndjenjë të rreme sigurie lidhur me mbrojtjet dhe alarmet e sigurisë, të cilat shpesh nuk funksionojnë”, deklaroi Tom Siegel, drejtor ekzekutiv i institutit.

OpenAI e hodhi poshtë këtë vlerësim, duke argumentuar se pjesa më e madhe e testimeve mund të jetë zhvilluar para aktivizimit të plotë të kontrolleve prindërore. Për këtë arsye, sipas kompanisë, rezultatet nuk tregojnë me saktësi mënyrën se si funksionojnë në praktikë mbrojtjet për adoleshentët.

Instituti bëri të ditur se, përpara nisjes së testimit, kishte marrë konfirmim nga OpenAI se veçoritë e Modës për Teen ishin vënë plotësisht në dispozicion. Organizata tha gjithashtu se qëndron pas përfundimeve të saj./ AA.

të fundit

Two employees suspected of stealing diesel at Skopje’s Public Transport Company, Gjorgjievski announces their dismissal

Dy punonjës të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik në Shkup dyshohet se kanë vjedhur naftë nga pompa për furnizimin e autobusëve…

4 seconds ago

Siljanovska-Davkova and Shiroka-Pula discuss the Prizren-Tetovo tunnel and the Pristina-Skopje railway

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e Takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brioni në Ohër, u takua…

24 seconds ago

Hashim Thaçi’s defense seeks to extend appeal deadline until January 18, 2027

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë që t’ia zgjasë deri më 18…

39 seconds ago

Pacolli accuses officials of abuses at Vlora Airport: “The patriot” benefited from more than €40 million without investing a single cent

Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar një reagim të gjatë në Facebook, në të cilin ka ngritur…

57 seconds ago

November 27 deadline for appeal notice in The Hague, Musliu explains next steps

Nesër, me 27 nëntor përfundon afati që mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep…

1 minute ago

Suspicions over MP Etleva Budini’s involvement in the Durrës Post Office scheme, cashier recounts: The director asked me to deny taking the money

Dëshmitë e punonjëseve të Filialit të Postës së Durrësit paraqesin versione të ndryshme për fatin e 69 milionë lekëve të…

2 minutes ago