OpenAI ka bërë publik planin “Australian Youth Safety Blueprint”, një nismë që synon të forcojë mbrojtjen e të rinjve kur përdorin inteligjencën artificiale.
None found
Gjiganti amerikan i teknologjisë e cilëson këtë dokument si një udhëzues për garantimin e sigurisë së të rinjve gjatë ndërveprimit me inteligjencën artificiale, si dhe si një ndihmë konkrete për hartimin e politikave në Australi.
Në një deklaratë të publikuar në internet, kompania tha se të rinjve australianë duhet t’u ofrohen mjete që u krijojnë më shumë mundësi për të mësuar, për të krijuar dhe për të zhvilluar aftësi, pa cenuar mirëqenien e tyre.
Strategjia mbështetet në gjashtë shtylla kryesore. Ato shtrihen nga edukimi rreth inteligjencës artificiale dhe masat mbrojtëse të përshtatura sipas moshës, deri te verifikimi i moshës duke ruajtur privatësinë, lidhja me shërbimet reale të ndihmës gjatë krizave dhe kontrollet prindërore lehtësisht të përdorshme.
Sipas OpenAI, këto masa përcaktojnë mënyrën se si inteligjenca artificiale duhet të përdoret me përgjegjësi nga adoleshentët. Ato synojnë gjithashtu që kompanitë të mbajnë përgjegjësi për zbulimin dhe trajtimin e rreziqeve që prekin përdoruesit e rinj.
Gjatë viteve të fundit, Australia ka vendosur politika veçanërisht të rrepta ndaj platformave të mediave sociale. OpenAI synon të punojë së bashku me autoritetet australiane për të parandaluar vështirësitë afatgjata që lidhen me sigurinë e të rinjve.
Kompania njoftoi se në gusht nisi ta vinte gradualisht në dispozicion në Australi një përvojë të re standarde të ChatGPT për adoleshentët. Ajo u drejtohet përdoruesve të identifikuar si persona nga 13 deri në 17 vjeç dhe përmban masa mbrojtëse të përditësuara, të përshtatura me nevojat e zhvillimit të tyre.
OpenAI shpjegoi se kjo përvojë bazohet te kontrollet prindërore, politikat e sigurisë për personat nën 18 vjeç dhe sistemet e verifikimit të moshës. Këto mekanizma mundësojnë zbatimin e mbrojtjes së përshtatshme për kategori të ndryshme përdoruesish.
Kompania nënvizoi se barra kryesore e sigurisë nuk duhet t’u lihet të rinjve ose familjeve të tyre. Sipas saj, kompanitë duhet t’i përfshijnë masat mbrojtëse në produktet e veta që në fazat e para të ndërtimit.
Megjithatë, OpenAI pranoi se trajtimi i shqetësimeve të mundshme kërkon ende punë dhe kërkime të mëtejshme.
Duke e cilësuar nismën si një proces ende në zhvillim, kompania theksoi se mbetet shumë për t’u bërë. Ajo shtoi se Australia mund të kontribuojë në hartimin e standardeve të forta dhe të mbështetura në prova, të cilat mbrojnë të rinjtë pa humbur përfitimet që ofron inteligjenca artificiale.
OpenAI shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me adoleshentët, prindërit, edukatorët, studiuesit dhe politikëbërësit, si edhe me çdo palë tjetër të angazhuar për të njëjtin objektiv.
Historia e familjes Marchisio me Juventusin po vazhdon edhe përmes gjeneratës së re. Davide Marchisio, djali i madh i ish-mesfushorit…
Dhjetë ligje nga seanca plenare e planifikuar për të enjten e ardhshme pritet të ngecin në Kuvend, sepse qeveria nuk…
Tre oficerë policie kanë përfunduar në spital pas një sulmi të dhunshëm gjatë një operacioni antidrogë në Katania të Italisë.…
MPB Maqedoni njofton se dje (21.09.2026) në orën 11:00 të paradites në SPB Ohër është raportuar se në bulevardin “Turistiçka”…
Këshilltari nga radhët e Aleancës Kombëtarë për Integrim (AKI), Huzeir Mustafi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetares së Këshillit…
Chelsea ka shfaqur interesim për një sulmues të ri, i cili u bë italiani më i ri që ka luajtur…