Sot bëhen 18 vite nga themelimi i gjigandit teknologjik ‘Facebook’. Më 4 shkurt të vitit 2004, Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës, Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, ndërkohë që studionin në Universitetin e Harvardit.
Kështu që nga 4 shkurti i 2004-s ndryshoi rrënjësisht edhe mënyra e komunikimit në botë.
None found
Por çfarë do të thotë emri “Facebook”?
Emri “Facebook” vjen nga një togfjalësh për libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane.
Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford.
Gradualisht, Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13-vjeç e sipër kudo në botë.
Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.
Në 17 vitet e ekzistencës së tij, Facebook ka njohur vetëm rritje si në të ardhura ashtu edhe në numrin e përdoruesve, pavarësisht skandalit për shitjen e të dhënave personale të përdoruesve për çfarë themeluesi Mark Zuckerberg u detyrua t’i përgjigjet autoriteteve amerikane.
Megjithatë, ditëlindja e 18 nuk solli lajme të mira për Facebook, kjo pasi numri i përdoruesve aktivë të përditshëm ra në tremujorin e katërt të 2021, për herë të parë në historinë e tij, duke reflektuar konkurrencën e ashpër të mediave sociale për përdoruesit e rinj.Rënia u regjistrua në SHBA dhe Kanada, si dhe në Australi, Amerikën Jugore dhe Afrikë.
Kjo bëri që edhe kompania mëmë e Facebook, Meta të shënoi rënie në bursë.
TiranaTirana ka marrë një “fytyrë” të re me Dean Klafuriç në stol [...]Read More...
Një fotografi e publikuar pak ditë më parë nga Kiara Tito ndezi menjëherë aludimet në rrjetet sociale për një shtatzëni…
Mbi 10 kompani financiare janë regjistruar në një shërbim të ri të Trump Media and Technology Group, që u mundëson…
Veprimtari Saim Tahiraj ka shkruar në Facebook se Manastiri i Deçanit nuk duhet të përdoret si pretekst politik dhe se…
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila është larguar nga PS dhe i është bashkuar protestës, ka reaguar për situatën…
Irani ka ekzekutuar 23-vjeçaren Marzieh Nieri në burgun qendror të Qazvinit, pasi gjykata rrëzoi pretendimin e saj se kishte vepruar…