Categories: tech

PlayStation ndalon prodhimin e disqeve fizike për lojërat e reja nga janari 2028

PlayStation ka bërë të ditur një kthesë të rëndësishme për të ardhmen e videolojërave: duke nisur nga janari i vitit 2028, nuk do të prodhohen më disqe fizike për lojërat e reja që publikohen në konsolat PlayStation.

Kjo nënkupton se të gjithë titujt e rinj që dalin pas kësaj date do të ofrohen vetëm në version digjital, përmes PlayStation Store ose përmes shitësve që shpërndajnë kode digjitale shkarkimi.

Të lidhura

None found

Në deklaratën zyrtare, Sid Shuman, Senior Director për komunikimin e përmbajtjes në Sony Interactive Entertainment, shpjegoi se ky hap është marrë si përgjigje ndaj ndryshimit të sjelljes së konsumatorëve dhe lëvizjes gjithnjë e më të theksuar të industrisë së argëtimit drejt formateve digjitale.

Sony thekson se ky ndryshim nuk prek lojërat që janë hedhur tashmë në treg apo ato që do të publikohen përpara janarit 2028. Këta tituj do të vijojnë të ofrohen sipas formateve aktuale.

Vendimi i PlayStation po vjen në një periudhë kur e gjithë industria e gaming-ut po orientohet gjithnjë e më shumë drejt shkarkimeve digjitale. Sipas të dhënave të përmendura nga analistët e sektorit, pjesa më e madhe e blerjeve të lojërave të plota në platformat PlayStation realizohet tashmë në format digjital.

Megjithatë, njoftimi ka sjellë reagime të shumta nga komuniteti i lojtarëve, veçanërisht nga koleksionistët dhe përdoruesit që vazhdojnë të preferojnë disqet fizike. Për shumë prej tyre, ky zhvillim përfaqëson fundin e një epoke, kur lojërat mund të bliheshin, të ruheshin, të rishiteshin ose të ndaheshin më lehtë me të tjerët.

Një debat i ngjashëm ishte hapur edhe pas njoftimit të Rockstar Games për “Grand Theft Auto VI”. Ndonëse loja do të ketë një version të paketuar fizik, në kuti do të gjendet një kod shkarkimi dhe jo një disk, gjë që ka zhgënjyer shumë fansa që prisnin një kopje të mirëfilltë fizike për koleksionet e tyre.

Kundërshtarët e këtij ndryshimi argumentojnë se kalimi i plotë në format digjital e zbeh ndjesinë e pronësisë mbi lojërat. Sipas tyre, lojtarët mund të varen më shumë nga licencat, llogaritë online dhe nga vendimet që marrin platformat për qasjen në përmbajtje.

Këto shqetësime janë forcuar edhe nga rastet e fundit kur përdorues të PlayStation humbën aksesin në qindra filma të blerë më herët në mënyrë digjitale, për shkak të marrëveshjeve të licencimit me StudioCanal. Për shumë fansa, ky episod është përdorur si provë se përmbajtja digjitale nuk garanton gjithmonë të njëjtin siguri si kopjet fizike.

Nga ana tjetër, për botuesit dhe zhvilluesit, heqja dorë nga disqet fizike mund të sjellë ulje kostosh. Prodhimi i disqeve, i kutive, i kopertinave dhe shpërndarja fizike përfshijnë shpenzime shtesë dhe rrezik financiar, sidomos për studiot më të vogla.

Analistët vlerësojnë se zhvendosja drejt formatit digjital mund t’u ofrojë botuesve më shumë fleksibilitet dhe marzhe më të favorshme fitimi, në një kohë kur kostot e zhvillimit të lojërave janë rritur ndjeshëm.

Ky hap po interpretohet edhe si një tregues i qartë për drejtimin që mund të marrë PlayStation 6. Edhe pse Sony ende nuk ka zbuluar detaje zyrtare për konsolën e ardhshme, ndërprerja e disqeve për lojërat e reja nga viti 2028 ka shtuar pritjet se gjenerata e ardhshme e PlayStation mund të jetë plotësisht digjitale, ose të paktën shumë më pak e mbështetur te lexuesi i disqeve.

Për lojtarët, ky ndryshim do të thotë më shumë komoditet në shkarkim dhe akses të menjëhershëm, por njëkohësisht edhe varësi më të madhe nga hapësira e brendshme e konsolës, shpejtësia e internetit dhe politikat e dyqaneve digjitale.

Në thelb, vendimi i Sony shënon një moment kthese për industrinë e videolojërave. Disqet fizike, që për dekada kanë qenë pjesë e kulturës së gaming-ut, po shkojnë drejt fundit brenda ekosistemit PlayStation. Për disa kjo është një ecuri natyrale e teknologjisë, ndërsa për të tjerë përfaqëson humbjen e një forme reale pronësie mbi lojërat. /GazetaExpress/

Tags: AutoTech

të fundit

Criminal complaint against two people from Skopje, suspected of “tax evasion”

SPB e Kumanovës ngriti kallëzim penal kundër E.S. (57) nga Shkupi dhe një personi juridik nga Shkupi për shkak të…

17 minutes ago

Ministry inspects works on the bridge over the Iber, says implementation is proceeding according to plan

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrja e rregullt e projekteve infrastrukturore në terren, ndërsa punimet…

18 minutes ago

Farmer after meeting at the ministry: An agreement has been reached, “Vita” will start collecting milk tonight

Fermeri Fidan Krasniqi ka folur pas takimit të mbajtur me ministrin në detyrë Armend Muja, i cili u zhvillua pas protestës…

18 minutes ago

“No to violence – Yes to safety!”, protest to be held tonight in Podujeva for greater security

Shoqata “Roja e Kohës” ka organizuar një protestë në sheshin e Podujevës, ku kanë ftuar qytetarët të bashkohen për të…

18 minutes ago

Call for Abdixhiku’s removal sparks debate in LDK, party facing a decisive moment?

Pas rezultatit të dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit, brenda partisë kanë nisur lëvizje për ndryshime…

18 minutes ago

Ditmir Bushati: Protestat po ndërtojnë një Shqipëri të re, korrupsioni mbetet pengesa kryesore për BE-në

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson valën e protestave në Shqipëri si një moment historik për demokracinë dhe integrimin…

18 minutes ago