Categories: tech

Si e niste ditën Tim Cook gjatë 15 viteve si drejtues i Apple

https://www.dailymail.com/embed/video/3705793.html

Një nga elementet që e ndihmoi të ruante përqendrimin ndër vite ishte pikërisht mënyra se si e organizonte fillimin e ditës.

Të lidhura

None found

Dita e tij niste zakonisht në orën 5:00 të mëngjesit, një orar që mund të jetë sfidues për personat që nuk preferojnë të zgjohen herët.

Në një intervistë të mëparshme në podcastin “Table Manners”, të Jessie dhe Lennie Ware, Cook e kishte cilësuar mëngjesin si pjesën e ditës mbi të cilën kishte më shumë kontroll.

Sipas tij, me kalimin e orëve, dita bëhej gjithnjë e më e paparashikueshme. Deri në mbrëmje, detyrimet e ndryshme mund t’i merrnin kohën, vëmendjen dhe energjinë, ndaj ai e vlerësonte atë periudhë të qetë kur mund të shkëputej për pak nga bota dhe të përqendrohej te disa çështje thelbësore.

Në qendër të kësaj rutine qëndronte leximi i emaileve të dërguara nga përdorues të Apple në vende të ndryshme të botës.

Cook tregoi se në këto mesazhe njerëzit ndanin fragmente nga jeta e tyre dhe i shpjegonin se në çfarë mënyre Apple kishte ndikuar tek ata.

https://www.dailymail.com/embed/video/3640143.html

Disa përdorues i rrëfenin se Apple Watch kishte ndihmuar në shpëtimin e një anëtari të familjes, ndërsa të tjerë i tregonin për një fotografi të veçantë të realizuar me iPhone pasi kishin arritur në majën e një mali.

Kishte edhe nga ata që e falënderonin për ndikimin që Mac kishte pasur në punën e tyre. Të tjerë, ndërkaq, shprehnin hapur pakënaqësitë sa herë që një produkt ose shërbim nuk funksiononte siç duhej.

Ai shkroi se në secilin prej këtyre emaileve ndiente rrahjet e zemrës së njerëzimit të përbashkët. Mesazhet, sipas Cook, i shtonin motivimin për të vazhduar punën dhe për ta çuar kompaninë përpara.

Mbi të gjitha, ai shprehu një mirënjohje që, siç tha, nuk mund ta përshkruante me fjalë. Cook e konsideroi nder dhe privilegj të jashtëzakonshëm mundësinë për të qenë personi në anën tjetër të këtyre emaileve dhe për të drejtuar një kompani që nxit imagjinatën dhe pasuron jetën e njerëzve në mënyra kaq të thella.

Pavarësisht ritmit intensiv të punës, vakti i tij i mëngjesit ishte relativisht i thjeshtë.

Në podcastin “Table Manners”, Cook kishte treguar se zakonisht hante drithëra Kashi me qumësht bajamesh pa sheqer. Ai i përshkroi ato si drithëra me bazë proteinash dhe tha se, të kombinuara me qumështin e bajameve pa sheqer, ishin shumë të mira për të.

John Ternus, i cili merr drejtimin e Apple pas Cook, ka më shumë se dy dekada përvojë në kompani.

Ai u bë pjesë e Apple në vitin 2001 dhe më pas mori postin e zëvendëspresidentit të lartë për inxhinierinë e pajisjeve.

Gjatë rrugëtimit të tij profesional brenda kompanisë, Ternus mori pjesë në zhvillimin e disa prej produkteve kryesore të Apple, mes tyre iPhone, iPad dhe Mac.

Pasi e nisi si inxhinier i kompanisë në fillim të viteve 2000, ai avancoi hap pas hapi në hierarki, duke u shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të sektorit të harduerit të Apple dhe tashmë në pasuesin e Tim Cook në drejtimin e kompanisë. /GazetaExpress/

Tags: AutoTech

të fundit

Zbulimi tronditës në banesën e 65-vjeçarit në Liverpool/ Nga kafazet me brejtës të ngordhur te trupi i gruas i fshehur në ngrirëse

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…

2 minutes ago

Crowd of protesters outside Parliament, activist Vatnikaj: MPs protect oligarchs, not the people

Protestuesit kanë mbërritur përpara Kuvendit, teksa nuk lejohet që të shkojnë më tutje. Kjo, pasi janë vendosur gardhe metalike dhe…

9 minutes ago

By 2035 Morocco aims to produce 40% of needed military equipment domestically and commits $400 million for the defense industry

Maroku ka hartuar një plan ambicioz për zhvillimin e industrisë së tij ushtarake, me synimin që deri në vitin 2035…

9 minutes ago

Shehaj rushes to hospital and denounces pressure from Police Station No. 1 on the 23-year-old who recounted the violence

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri…

10 minutes ago

2027 draft budget reaches 10 billion euros, Koçiu: We aim for a European Albania with more security for families

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar përmes një videomesazhi në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e 10…

10 minutes ago

Hajrulla Çeku consults with Gjilan students on Education Strategy 2035+

Ministri Hajrulla Çeku ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e rajonit të Gjilanit, në kuadër të konsultimeve për hartimin e…

10 minutes ago