A keni menduar ndonjëherë se cili vend ka internetin më të shpejtë në rajonin tonë dhe cili në Evropë?
Kërkimet e kryera nga faqja britanike “Cable” janë marrë pikërisht me këtë temë, ndërsa rezultatet janë publikuar nga portali “Landgeist”. Kur bëhet fjalë për vendet e Gadishullit Ballkanik, me shpejtësi lidhjeje interneti prej 97.9 Mbps, Maqedonia e Veriut është në vendin e parë.
None found
Maqedonia e Veriut është përpara Sllovenisë (97 Mbps), Serbisë (60.5 Mbps), Kosovës (57.3 Mbps), Greqisë (53.9 Mbps), Malit të Zi (49.5 Mbps), Bosnjë e Hercegovinës (44 Mbps) dhe Bullgarisë (40 Mbps). E fundit në Ballkan është Shqipëria me 25.4 Mbps.
Interneti më i shpejtë në Evropë është në ishullin Jersey (264 Mbps), i cili ndodhet midis Britanisë së Madhe dhe Francës, në Lihtenshtajn (246.8 Mbps) dhe në Islandë (229.4 Mbps).
Shpejtësia e internetit prej 152.5 Mbps gjendet në Francë, gjersa në Holandë 142.5 Mbps, në Spanjë 133.3 Mbps dhe në Gjermani 81.7 Mbps.
Interneti më i ngadalshëm në Evropë është në Kroaci 25.7 Mbps, Shqipëria 25.4 Mbps dhe Turqia 24.8 Mbps.
Të dhënat bazohen në analizën e më shumë se 1.5 miliardë testeve të shpejtësisë së qasjes me brez të gjerë në 229 vende gjatë 12 muajve që përfundojnë më 30 qershor të këtij viti. /Abcnews
Dashi Duhet t’iu kushtoni dy herë më shumë vëmendje detajeve. Trajnoni aftësitë tuaja për të vëzhguar dhe përpiquni të zbuloni…
Pas një dite të tensionuar në Kuvendin e Kosovës, të shoqëruar me përplasje të shumta mes pozitës dhe opozitës, ministrja…
Sipas Fabrizio Romanos, Chelsea ka vendosur afatin përfundimtar për çdo marrëveshje të mundshme për largimin e Enzo Fernandezit.Klubi londinez i…
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në territorin e bashkisë Vau Dejës duke rrezikuar disa banesa aty afër. Zjarri…
Një lajm i trishtë ka ardhur këtë mbrëmje nga qyteti i Vlorës. Agim Bubeqi, një nga protagonistët e Flamurtarit gjatë…
Aktori i njohur turk, Murat Yildirim dhe bashkëshortja e tij, modelja dhe aktorja marokene Iman Elbani, janë në pritje të…