Deri më tani, çmimi ka arritur vlerën 2.5 milionë dollarë, dhe nuk është vendosur akoma se a është blerësi ky, apo do të ketë oferta më të larta.
Postimi është bërë më 21 mars 2006, dhe thotë “vetëm po e organizoj twitter-in tim”.
Blerja e këtij arti digjital, mund të bëhet vetëm me kriptovaluta, dhe pasi personi të marrë NFT, ata nuk mund ta shesin atë.
Shitja e këtyre postimeve ose fotografive të ndryshme si NFT është duke u bërë trend tash e një muaj, kur një fotografi e një maceje, u shit në vlerë prej $600,000.
Jak Dorsey duket të jetë i përfshirë më shumë tani në kriptovaluta, teksa në muajin shkurt ai bleu 3,318 bitcoin, ndërsa në tetorin e 2020, ai bleu edhe 4,709 bitcoin.