tech

Rreziqet/ Nga numri i telefonit te analizat mjekësore, cilat informacione nuk duhet të ndajmë me ChatGPT

Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i vlefshëm për ne gjatë përditshmërisë, por megjithatë rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e saj.

Prania e ChatGPT në jetën tonë të përditshme po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Siç mësojnë njerëzit nga chatbot-e ,po ashtu edhe këta të fundit mësojnë prej nesh përmes bisedave që bëjmë me ne.

Të lidhura

None found

Megjithatë, ekspertët në fushën e inteligjencës artificiale bëjnë thirrje për kujdes, pasi ka informacione si psh nga numri i telefonit, adresa e shtëpisë apo testet mjekësore nuk duhet të ndahen me chatbot – jo vetëm për arsye privatësie, por edhe për të shmangur keqpërdorimin ose rrjedhjen e mundshme të të dhënave, raporton Wall Street Journal.

Paralajmërime nga vetë krijuesit

Edhe vetë kompanitë që zhvillojnë sistemet e AI i njohin rreziqet. OpenAI thotë: “ Ju lutemi mos ndani informacione të rëndësishmenë bisedat tuaja ”, ndërsa Google u bën thirrje përdoruesve të Gemini që të jenë po aq të kujdesshëm: “ Mos vendosni informacione konfidenciale ose të dhëna që nuk do të dëshironit t’i shihte askush” .

Siç vë në dukje WSJ, bisedat me chatbot mund të përdoren për të trajnuar modelet e ardhshme dhe fjalë kyçe që lidhen me çështjet e sigurisë si dhuna mund të shkaktojnë auditime të brendshme nga vetë kompania.

Pesë kategori të dhënash që nuk duhet të ndani

Sipas rekomandimeve të ekspertëve, këto janë pesë llojet kryesore të informacionit që nuk duhet t’i ndani kurrë me ChatGPT ose një sistem tjetër të ngjashëm:

1. Informacioni personal identifikimi

ID ose numri i pasaportës, data e lindjes, adresa e shtëpisë dhe numri i telefonit janë informacione që duhet të mbahen jashtë bisedave me AI.

2. Të dhënat mjekësore

Asnjëherë mos kërkoni të bëni interpretim të testeve mjekësore në Chat GPT.

3. Informacioni financiar

Shmangni futjen e numrave të llogarive bankare ose informacioneve të tjera të ndjeshme financiare.

4. Detajet e punës suaj

Përdoruesit që përdorin chatbot në rutinën e tyre të përditshme të punës shpesh ekspozojnë pa vetëdije të dhënat e klientëve ose informacionet e brendshme të kompanive të tyre. Nëse përdorimi i AI është thelbësor për punën, rekomandohet që të përdoren abonimet profesionale.

5. Detajet e hyrjes

Chatbot-et nuk janë ndërtuar për të vepruar si vend për fjalëkalime, PIN ose kredenciale të tjera aksesi.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

2 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

2 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

2 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

2 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

2 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

2 hours ago