Dyzet vjet më parë, Ridley Scott e realizoi një reklamë oruelliane që premtonte çlirimin e masave … përmes teknologjisë!
Ridley Scott ishte i hutuar. Në vitin 1983 iu kërkua të bënte një reklamë për një kompjuter të ri Apple që do të lansohej në vitin e ardhshëm. Mendoi se Apple kishte të bënte me [grupin] Beatles. Chiat/Day, firma e atëhershme e marrëdhënieve me publikun e Apple-it, e siguroi regjisorin britanik të filmit se ky ishte një Apple më ndryshe. “Thanë, ‘jo, jo, jo. Apple është ky djalë i quajtur Steve Jobs”, kujton Scott. “Thash, ‘kush m… është Steve Jobs’”?
None found
Scott u çmua si regjisori i dy filmave të shkëlqyeshëm distopian, Alien (1979) dhe Blade Runner (1982), si dhe forca krijuese pas reklamave për [prodhuesin e miellit] Hovis-in dhe [parfumin] Chanel no 5.
Nuk është çudi pse Apple donte që regjisori i lindur në Sauth-Shilds [të Anglisë] të hidhte – në kompjuterin e tyre të ri – diçka nga pluhuri i tij magjik. Donin të ndihmonte në shpërndarjen e fantazisë së Apple Mac-it si pajisje që ndryshon lojën, që të çliron dhe që është i domosdoshëm për ta pasur në shtëpi ose në zyrë.
Scott e lexoi skenarin për reklamën e Apple-it me hutim të shtuar. Skena, kuptoi ai, varej nga historia e romanit të George Orwellit – 1984. Por, diçka mungonte: nuk përmendej produkti. “O Zot [thash]. Nuk thonë çfarë është [Mac]; nuk tregojnë çfarë është”, tha Scott për Hollywood Reporter. “Nuk tregojnë as çfarë bën. Ishte reklamë si formë arti. Ishte efektive”.
Scotti po tregohet modest. Reklama ishte e efektshme për shkak të realizimit të tij të guximshëm të skenarit që u transmetua në televizionet amerikane – si reklamë 60 prej sekondave për pjesën e parë të kampionatit të ragbit [Super Bowl] të vitit 1984.
Në veprën e përfunduar, punëtorët e zymtë ulen në një sallë të madhe gri përpara një ekrani të madh. Scotti me zgjuarsi i punësoi këta statistë nga komuniteti i skinhedëve të Britanisë – ata patjetër që e japin aurën e asaj turme të të shtypurve të cilët asnjë person i arsyeshëm nuk do t’i ftonte për çaj.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar me një mesazh publik në kohën kur brenda partisë janë…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas zhvillimeve lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke akuzuar koalicionin…
Si pasojë e sulmeve amerikane në Iran që prej 22 qershorit, kanë humbur jetën 38 persona, ndërsa numri i të…
Një oficer i Policisë së Shtetit është përfshirë në një konflikt fizik gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth…
Presidentja Gordana Siljanovska‑Davkova vlerëson se shteti po lëviz në drejtimin e duhur dhe se në shumë fusha është më funksional…
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, tha në një intervistë për TVM2 se po sigurohen lokacioni dhe modeli financiar për…