Categories: tech

Raporti i parë i OKB-së: Inteligjenca Artificiale sjell përfitime të mëdha, por edhe rreziqe serioze

Një raport i parë i përgatitur nga një komitet i pavarur shkencor i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se përparimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale mund të sjellë dobi të mëdha për shtetet dhe shoqëritë në gjithë botën, por në të njëjtën kohë shoqërohet edhe me rreziqe të rëndësishme. Dokumenti është hartuar nga 40 shkencëtarë dhe ekspertë kryesorë.

Ky raport do t’u paraqitet qeverive gjatë sesionit inaugurues të Dialogut Global të OKB-së mbi Qeverisjen e IA-së, që do të mbahet më 6–7 korrik në Gjenevë. Sipas OKB-së, ai përfaqëson vlerësimin e parë global, të pavarur dhe shkencor për këtë teknologji, ndërsa një version më i zgjeruar pritet të dalë vitin e ardhshëm.

Të lidhura

None found

Komiteti që e ka përgatitur raportin përbëhet nga specialistë të përzgjedhur nga të gjitha rajonet e botës dhe vepron në mënyrë të pavarur nga qeveritë, kompanitë dhe institucionet.

Në dokument theksohet se politikat publike kanë nevojë të menjëhershme për prova shkencore për të “qeverisur” Inteligjencën Artificiale. Megjithatë, zhvillimi teknologjik po përparon me ritme më të shpejta sesa kuptimi shkencor dhe sesa aftësia e qeverive për t’u përshtatur, ndërsa vihet në dukje edhe mungesa e mjeteve efikase për të kontrolluar sistemet që po bëhen gjithnjë e më autonome.

Bashkëkryetari i komitetit, Yushua Benzio, ka shprehur shqetësim për shtimin e provave që lidhen me sjellje mashtruese të sistemeve të IA-së. Ai ka paralajmëruar se kjo teknologji mund të prodhojë dëme të rënda “si nga vetë sistemet, ashtu edhe nga përdorues keqdashës”.

Raporti nënvizon se, edhe pse përfitimet e Inteligjencës Artificiale janë “të jashtëzakonshme”, një zhvillim i saj pa kontroll mund të krijojë rreziqe për shëndetin mendor, sistemet sociale, ekonominë dhe mjedisin, si edhe të hapë probleme të reja për kontrollin e teknologjisë.

Një tjetër çështje që ngrihet në raport lidhet me pabarazinë në përdorimin e IA-së në nivel global. Mbi një miliard njerëz e përdorin tashmë çdo javë, ndërsa vendet në zhvillim vazhdojnë të mbeten pas. Po ashtu, infrastruktura globale e Inteligjencës Artificiale dominohet nga SHBA dhe Kina, të cilat kontrollojnë pjesën më të madhe të fuqisë llogaritëse.

Ekspertët tërheqin vëmendjen edhe për kufizimet gjuhësore të modeleve aktuale, të trajnuara vetëm në një pjesë të vogël të më shumë se 7,000 gjuhëve që fliten në botë. Sipas raportit, kjo mund të shkaktojë gabime të rënda në sektorë kritikë, siç është mjekësia.

Po ashtu, raporti paralajmëron për rrezikun në rritje nga dezinformimi, deepfake-t dhe materialet e abuzimit seksual të krijuara nga IA, duke theksuar se zhvillime të tilla mund të dëmtojnë besimin e publikut dhe demokracinë.

Sipas OKB-së, pjesa më e madhe e vendeve ende nuk disponon kapacitetet teknike të nevojshme për të vlerësuar ose për të qeverisur në mënyrë efektive sistemet më të avancuara të inteligjencës artificiale.

të fundit

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë anulon Marrëveshjen Kolektive të Kulturës, sindikata flet për “ekzekutim” dhe shpall zi

Sot në Gjykatën Kushtetuese u mbajt një seancë ku u shfuqizuan Marrëveshja Kolektive për Kulturën dhe Neni 78-lj i Ligjit…

57 seconds ago

Mourinho surprizon në konferencë, prezanton kushëririn e tij para gazetarëve

Jose Mourinho ka dhuruar edhe një moment interesant në konferencën për shtyp, pasi ka prezantuar para gazetarëve një familjar të…

5 minutes ago

UNESCO shqyrton 62 kandidatura kulturore, nga kuzhina kineze te oud-i arab

Kuzhina tradicionale kineze dhe instrumenti muzikor oud arab pritet t’i shtohen listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, mes 62…

11 minutes ago

Reshjet e dendura shtyjnë sfidën Flamurtari-Besa

Flamurtari - Besa, gjendja e fushës pas rëshieve të denduraSfida mes dy pretendentëve të Superiores, Flamurtari-Besa, e përcaktuar për të…

11 minutes ago

Electoral reform/ PD proposes national proportional and fully open lists: voters can vote for up to 5 candidates

Tre ditë përpara përfundimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend…

14 minutes ago

Special Court announces sentences in “Golden Bullet” case, 10 years for Shullazi and Avdyli, 8 for Cukali

Sipas vendimit të GJKKO-së, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli janë dënuar me nga 10 vite burgim, ndërsa Gjergji Cukali me…

14 minutes ago