Categories: tech

Qytetarët dhe institucionet në Kosovë të rrezikuara nga keqpërdorimi i sistemit të të dhënave

Zhvillimi i hovshëm i epokës digjitale ka bërë që të transformojë jetën e njerëzimit dhe të shtojë numrin e përdoruesve të internetit, epokë e cila po paraqet edhe sfida të shumta në ruajtjen sigurisë dhe privatësisë.

Për këtë arsye 28 janari, Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, e njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë, shënohet si datë ku ekspertë të fushës organizojnë edhe fushata ndërgjegjësuese për t’i informuar qytetarët lidhur me të drejtat e tyre në mbrojtjen e të dhënave personale.

Me këtë rast, UBT në bashkëpunim me komitetin Cyber Security and Privacy mbajtën trajnimin që ka të bëj me mbrojtjen e të dhënave personale, shkeljen e privatësisë, si dhe masat që duhet të merren në rast se keqpërdorohen të dhënat.

Mentor Hoxhaj nga Cyber Security and Privacy, përmes shembujve praktik tregoi se duhet të ndërgjegjësohemi në këtë aspekt ngaqë zhvillimi teknologjik ka bërë që sot çdo komunikim në mbarë botë, në çdo formë, në çdo kohë mund të monitorohet.

Hoxhaj theksoi se operatorët telefonikë në Kosovë, veç policisë dhe shërbimeve inteligjente, kanë qasje në gjitha informatat e klientëve të tyre. Kjo, sipas tij, përbënë edhe shkelje ligjore.

”Policia e Kosovës ka autoritet që të vendosi kamera në hapësira publike. Në atë kohë të dhënat të cilat janë ruajtur kanë qenë numri i telefonit, numri i cili ka thirr dhe koha e thirrjes. Ndërsa tash kemi mbi 40 të dhëna të cilat ruhen në momentin kur thërrasim dikë. Posta i ka dhëna linçet policisë dhe të ua jap autoritetin atyre që ti përgjojë thirrjet. Në bazë të ligjit Ipko dhe Vala nuk do duhej të dinin se kush po përgjohet. Kemi dy dhoma të përgjimit, ajo e Inteligjencës dhe Policisë. Çdo klient i shërbimit të Vala mundet të përgjohet nga Policia e Kosovës”, potencoi Hoxhaj.

Në kohën kur në botë, organet e ndryshme po bëjnë përpjeke për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e mbrojtjes së të dhënave, në Kosovë, Mentor Hoxhaj potencoi se vetë zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe komunat e vendit nuk janë të mbrojtura në sistemin e të dhënave. Sipas tij, kjo mund të rrezikojnë edhe manipulimin e të dhënave të ndryshme.

“Gjithnjë është dikush që është duke mbledhur informacione mbi ju. Zyra e kryeministrit dhe Komuna e Prishtinës janë të rrezikuar nga hakerët pasi që ata nuk janë mjaftueshëm të mbrojtur”, tha ai.

të fundit

Aksident rrugor në aksin Korçë-Kapshticë/ Përmbyset kamioni për shkak të erës së fortë

Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Plasës. Një kamion është përrplasur me një automjet. Për shkak…

17 minutes ago

Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin

Një debat i tensionuar është regjistruar ditën e sotme në shtëpi, ku protagonistë janë bërë Rogerti dhe Kristi. Situata u…

23 minutes ago

Puthi konkurrenten në buzë, Megi Pojani i kërkon Laert Vasilit të largohet nga programi, opinionisti: Kërkoj ndjesë

Moderatorja Megi Pojanit i kërkoi opinionistit Laert Vasilit të largohet nga programi, pasi puthi pa leje konkurrenten e “Për’puthen”, Esmen.…

26 minutes ago

Pranohet kërkesa e avokatëve, Arben Ahmetaj do të japë dëshminë “online” në GJKKO për çështjen “Buka”

Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, që ky i fundit të…

29 minutes ago

Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri, mes tyre edhe një në shqip – “Çike çike”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar rikthimin e saj të madh në skenën muzikore me një projekt…

56 minutes ago

Albulena Haxhiu u zgjodh Kryetare e Kuvendit të Kosovës/ Reagon Vjosa Osmani: Thirrje për bashkëpunim institucional

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës këtë të mërkurë dhe zgjedhjes…

1 hour ago